Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se do të pezullojë sulmet ndaj objekteve energjitike iraniane për 10 ditë të tjera, me kërkesë të qeverisë iraniane.
Sipas mediave të huaja, Trump tha gjithashtu se bisedimet me Teheranin po përparojnë "shumë mirë".
"Me kërkesë të qeverisë iraniane... po pezulloj periudhën e shkatërrimit të objekteve energjitike për 10 ditë deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes sipas orës lindore", tha Trump në një postim në Truth Social.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar në SHBA, Trump deklaroi se Irani autorizoi kalimin e 10 cisternave me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhuratë kundrejt Amerikës. Teksa vlerësoi aftësitë luftarake dhe negociuese të iranianëve, Trump lëshoi edhe një kërcënim të drejtpëdrejtë për Teheranin, të cilëve u kërkoi të heqin dorë nga armët bërthamore, ose në të kundërt sipas Presidentit, SHBA-të do të kthehen në makthin e tyre.
Lufta me Iranin duket se po konsumon përditë e më shumë armatime dhe municione të ushtrisë amerikane. Kjo ka bërë sipas Washington Post, që Pentagoni të shqyrtojë devijimin e armëve të destinuara për Ukrainën drejt Lindjes së Mesme.
Ndërkohë, teksa luftimet vijojnë, Izraeli ka pretenduar se ditën e sotme ka vrarë një Komandant të Marinës iraniane, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të ngarkuara në botë për transportin e naftës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Alireza Tangsiri ishte “përgjegjës direkt” për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu tha se vrasja e tij është “një tjetër shembull” i bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Izraelit. “Ky njeri kishte shumë gjak në duar”, u shpreh Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar në SHBA. Trump i ka bërë thirrje Iranit që të pranonte kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës, teksa nuk kurseu as kritikat për NATO-n. Në takim foli edhe i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steave Witkoff, i cili pretendoi se përfaqësues të Iranit i kishin treguar përfaqësuesve amerikanë gjatë negociatave se Teherani kishte uranium të mjaftueshëm për të krijuar 11 bomba bërthamore.
Një tjetër zhvillim me rëndësi mbi luftimet në rajon janë pretendimet e Iranit se SHBA-të dhe Izraeli po synojnë pushtimin e ishullit strategjik të Kharg. Bazuar në këto pretendime, ushtria iraniane ka nisur të shtojë mbrojtjen ushtarake dhe të minojë ishullin strategjik të Kharg, nga ku kalon 90 % e eksportit të karburanteve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se do të pezullojë sulmet ndaj objekteve energjitike iraniane për 10 ditë të tjera, me kërkesë të qeverisë iraniane.
Sipas mediave të huaja, Trump tha gjithashtu se bisedimet me Teheranin po përparojnë "shumë mirë".
"Me kërkesë të qeverisë iraniane... po pezulloj periudhën e shkatërrimit të objekteve energjitike për 10 ditë deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes sipas orës lindore", tha Trump në një postim në Truth Social.
"Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të rreme për të kundërtën nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerët, ato po shkojnë shumë mirë", shtoi Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani autorizoi kalimin e 10 cisternave me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Komentet Trump i bëri gjatë mbledhjes së Kabinetit qeveritar në SHBA, ku tha se kjo ishte një ‘dhuratë’ nga Irani, të cilën e kishte përmendur disa ditë më parë.
Më tej Trump tha se iranianët "janë luftëtarë të tmerrshëm dhe negociatorë të shkëlqyer".
Por Presidenti amerikan shtoi se nëse ata nuk braktisin ambiciet e tyre bërthamore, SHBA-të do të bëhen makthi i tyre më i keq.
"Ata kanë mundësinë të braktisin përgjithmonë ambiciet e tyre bërthamore dhe të hapin rrugë të reja. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të jemi makthi i tyre më i keq. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë t'i godasim", theksoi Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se me marrëveshjen e duhur Ngushtica e Hormuzit do të rihapet.
Po ashtu Trump deklaroi se Irani po lutet për të arritur një marrëveshje, pasi sipas Presidentit amerikan, thuajse të gjithë liderët në Teheran janë eliminuar.
"Sigurisht që po negociojnë. Janë asgjësuar. Kush nuk do të negocionte? Po luten për një marrëveshje. Do të shohim nëse mund ta bëjmë marrëveshjen e duhur. Pastaj Ngushtica e Hormuzit do të rihapet. Dhe edhe tani, nuk e dimë nëse ka mina. E dini, ata kanë 22 anije minuese. Kush ka 22 anije minuese? Vetëm njerëzit me qëllime shumë të këqija", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti Amerikan i Luftës po shqyrton mundësinë e devijimit të furnizimeve me armë të destinuara për Ukrainën drejt Lindjes së Mesme, pasi lufta kundër Iranit po shterron disa nga municionet më të rëndësishme të ushtrisë amerikane.
Kështu raportoi gazeta Washington Post, duke cituar tre burime të njohura me çështjen. Ndërsa një vendim përfundimtar nuk është marrë ende, ky ndryshim do të nxirrte në pah kompromiset në rritje, të nevojshme për të mbështetur konfliktin me Iranin, ku Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka goditur mbi 9,000 objektiva në më pak se katër javë luftime.
Ndër armët që mund të devijohen janë raketat interceptuese të mbrojtjes ajrore, të porositura përmes një programi të NATO-s të nisur vitin e kaluar, sipas të cilit vendet partnere blejnë armë amerikane për Kievin.
Veçmas, Pentagoni ka njoftuar Kongresin për qëllimin e tij për të devijuar afërsisht 750 milionë dollarë fonde të ofruara nga vendet e NATO-s përmes programit të Listës së Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL), për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane, në vend që t'i ndajë ato për ndihmë të mëtejshme për Kievin.

Ditën e sotme, Presidenti Donald Trump, ka zhvilluar një mbledhje të kabinetit qeveritar në SHBA.
Sipas mediave të huaja, në mbledhjen e kabinetit, folën Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Vance përsëriti gjatë fjalës së tij pretendimet e Trump se ushtria e Iranit u shkatërrua, duke thënë se kjo i jep SHBA-së "mundësi" për të vendosur.
Vance tha se këto janë "mundësi për të siguruar që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore".
Zëvendëspresidenti e përqendroi justifikimin për luftimet në kërcënimin e armëve bërthamore të Iranit.
"Sinqerisht, mendoj se vendet anembanë botës, madje edhe ato që ankohen pak për këtë, duhet të jenë mirënjohëse që Shtetet e Bashkuara kanë ardhur". Kjo është ajo që tha sekretari i shtetit Marco Rubio, kur foli në mbledhjen e kabinetit.
Ai e paraqiti luftën e SHBA-së kundër Iranit si një veprim për të mirën e botës, që do të ndalonte sipas tij Iranin të pajiset me armë bërthamore.
I dërguari special Steve Witkoff foli i treti.
Ai tha se në fillim të bisedimeve, "u bë mjaft e qartë" se Irani nuk do të bënte një marrëveshje që përmbushte objektivat e Uashingtonit.
Ai gjithashtu pretendoi se negociatorët e Iranit i thanë SHBA-së se kishin mjaftueshëm uranium për të bërë "11 bomba atomike" dhe konfirmoi se SHBA-të paraqitën një plan prej 15 pikash për të formuar kornizën për një marrëveshje paqeje.
Witkoff përfundoi duke thënë: "Më në fund, i kemi thënë Iranit edhe një gjë të fundit: mos i bëni llogaritë përsëri gabim."
Foto: Kaja Kallas
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, akuzoi Rusinë se po i jep informacione Iranit, "për të vrarë amerikanë" në Lindjen e Mesme.
"Po shohim Rusinë duke ndihmuar Iranin, i cili po ofron inteligjencë për të synuar amerikanët, për t'i vrarë ata, dhe tani Rusia po i siguron gjithashtu dronë Iranit në mënyrë që të mund të sulmojë vendet fqinje dhe bazat ushtarake amerikane", tha ajo për gazetarët.
Më tej Kallas tha se 'nëse Amerika dëshiron që lufta në Lindjen e Mesme të përfundojë, ajo duhet gjithashtu të ushtrojë presion mbi Rusinë që të ndalojë së ndihmuari Iranin në këtë drejtim'.

Ushtria izraelite deklaroi se dyshonin se Irani përdori një armë të re në bazën britaniko-amerikane në ishullin Diego Garcia në oqeanin indian.
"Ajo që ne besojmë se ndodhi në Diego Garcia nuk ka të bëjë me raketa me një ngarkesë shpërthyese shumë më të ulët: ne besojmë se regjimi iranian po përpiqet të prodhojë armë të reja të afta të arrijnë 4,000 kilometra, që do të thotë rrezik total", deklaroi IDF.
Kjo deklaratë u bë nga nënkoloneli Nadav Shoshani, zëdhënës ndërkombëtar për Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me aftësitë aktuale raketore të Iranit, pasi një gazetar e pyeti nëse një raketë me më pak eksploziv por më shumë karburant ishte lëshuar në Diego Garcia, një modifikim që do të zgjeronte rrezen e veprimit, por do ta bënte armën më pak vdekjeprurëse.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po synon vetëm Iranin, por po planifikon edhe pushtimin e Libanit.
"Qeveria e Benjamin Netanyahut nuk po synon vetëm fqinjin tonë Iranin, por po zbaton hap pas hapi planet e saj për të pushtuar Libanin", deklaroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e përshkruar përsëri konfliktin në Iran si "luftën e Izraelit", e cila "po bën që së pari myslimanët dhe pastaj i gjithë njerëzimi të paguajnë një çmim shumë të lartë".
Anadolu raportoi se gjatë një takimi të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogan deklaroi se rajoni "po përjeton ditët e tij më të dhimbshme në një shekull" dhe se "rrjeti gjenocidal, i verbuar nga urrejtja, po e tërheq gjeografinë tonë në katastrofë, duke u fshehur pas motiveve fetare".

Benjamin Netanyahu thotë se vrasja e komandantit të marinës iraniane Alireza Tangsiri është “një tjetër shembull i bashkëpunimit” mes Izraelit dhe SHBA-ve, ndërsa lufta e tyre me Iranin vazhdon.
Në një videomesazh në hebraisht, kryeministri izraelit tha se Izraeli vazhdon të “godasë fuqishëm” objektiva në të gjithë Iranin.
Ai gjithashtu përsëriti komentet e mëparshme të ministrit të Mbrojtjes Israel Katz, se Tangsiri kishte një rol kyç në mbylljen efektive të Strait of Hormuz.
“Ky njeri kishte shumë gjak në duar,” tha Netanyahu, duke shtuar: “Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit mes nesh dhe mikut tonë, Shteteve të Bashkuara, drejt qëllimit të përbashkët për arritjen e objektivave të luftës.”

Foto: Donald Trump
Në një postim në Truth, Donlald Trump i ka quajtur negociatorët e Iranit si "shumë të ndryshëm" dhe "të çuditshëm".
Ai thotë se ata po i "luten" SHBA-së për një marrëveshje, duke shtuar se ushtria e tyre është "shfarosur" dhe ka "zero shanse për një rikthim".
"Ata deklarojnë publikisht se po 'shqyrtojnë vetëm propozimin tonë'. Gabim. Më mirë të bëhen seriozë shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, nuk ka kthim”, shkroi Trump.

Foto: Alireza Tangsiri
Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare,Alireza Tangsiri është vrarë gjatë një operacioni izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh përmes një video, tha se ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
"Ne vazhdojmë të godasim me forcë objektivat e regjimit terrorist iranian. Mbrëmë, ne eliminuam komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare. Ky njeri ka shumë gjak në duar dhe, për më tepër, ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit midis nesh dhe aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara, me qëllimin e përbashkët për të arritur objektivat e luftës", tha Netanyahu.

Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur sërish se vendet e NATO-s nuk i kanë ndihmuar SHBA-të në lidhje me luftën ndaj Iranit.
Përmes një postimi në Truth Trump shprehet se amerikanët nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO.
“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur të Iranit tani të shkatërruar ushtarakisht. SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO, ‘Mos e harroni kurrë’ këtë pikë shumë të rëndësishme”, shkroi Trump

Pentagoni po punon mbi opsionet ushtarake për një "goditje përfundimtare" ndaj Iranit, të cilat mund të përfshijnë përdorimin e forcave tokësore dhe një fushatë masive bombardimi.
Sipas Axios duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të njohura me çështjen rendit katër skenarët e mundshëm: "Pushtimi ose bllokimi i Ishullit Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës së Iranit", ose opsioni i dytë pushtimi i Ishullit Larak, thelbësor për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një "post strategjik që strehon anije sulmi të afta për të hedhur në erë anije mallrash dhe monitorimin e lëvizjeve me radar në ngushticë".
Një opsion i tretë është marrja e kontrollit të Ishullit Abu Musa dhe dy ishujve më të vegjël, të cilët shtrihen pranë hyrjes perëndimore të Ngushticës së Hormuzit, të kontestuar midis Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Së fundmi, "bllokimi ose kapja e anijeve që eksportojnë naftë iraniane në anën lindore të Ngushticës së Hormuzit".
Foto: Donald Trump
Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin "më fort se kurrë më parë" nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.
"Presidenti Trump është gati të lëshojë ferrin".
Trump është i gatshëm të urdhërojë vendosjen e trupave amerikane në tokën iraniane, por ngurron ta bëjë këtë, pjesërisht sepse kjo mund të rrezikojë qëllimin e tij për një përfundim të shpejtë të konfliktit. Ai ka frikë se numri i ushtarëve amerikanë të plagosur ose të vrarë në operacion mund të rritet, thanë zyrtarët amerikanë.
Që nga fillimi i luftës gati 300 amerikanë janë plagosur dhe 13 të tjerë janë vrarë.

Rebelët e mbështetur nga Irani janë gati të bashkohen në luftë kundër SHBA-ve dhe Izraelit, raporton Tasnim duke cituar burime.
Houthit, të njohur gjithashtu si Ansarullah i Jemenit, janë gati të marrin kontrollin e Ngushticës Bab al-Mandab, gjë që do të ishte një “detyrë e lehtë,” thuhet më tej.
Grupi i rebelëve ka shkaktuar tashmë ndërprerje të mëdha në Detin e Kuq që nga tetori i vitit 2023, duke qëlluar qindra objektiva izraelite si hakmarrje për sulmet e Izraelit mbi Gazën.
Ai ka synuar gjithashtu anije të lidhura me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, duke penguar rrjedhën e tregtisë globale. Përpjekjet për të prapësuar rebelët nuk kanë arritur të ndalojnë sulmet.

Parlamenti iranian po përpiqet të miratojë një ligj për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportojnë mediat e huaja.
Kryetari i Komisionit për Çështjet Civile në parlament ka deklaruar se një projektligj është përgatitur dhe së shpejti do të finalizohet nga ekipi ligjor i asamblesë legjislative. “Sipas këtij plani, Irani duhet të mbledhë tarifa për të garantuar sigurinë e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha ai. “Është diçka krejtësisht e natyrshme. Si në korridore të tjera, kur mallrat kalojnë nëpër një vend, paguhen taksa; Ngushtica e Hormuzit është gjithashtu një korridor. Ne garantojmë sigurinë e saj dhe është e natyrshme që anijet dhe cisternat e naftës të paguajnë tarifat përkatëse”.
Irani kërkon njohjen ndërkombëtare të të drejtës së tij për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit si një nga pesë kushtet për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.

“Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten nga Teherani”, deklaroi Donald Trump. Ai këmbënguli se Irani po merr pjesë në bisedime paqeje, duke shtuar se mohimet e Teheranit vijnë nga frika e negociatorëve iranianë se mund të vriten nga bashkëkombësit e tyre. “Ata po negociojnë dhe duan të arrijnë një marrëveshje me çdo kusht. Por kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriteshin nga vetë njerëzit e tyre”, deklaroi presidenti amerikan.
“Lajmet e rreme” raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk po ecin mirë në luftë, shtoi më tej Trump. “Nëse dëgjoni lajmet, do të mendonit se po humbasim një luftë në Iran. Ne po e shkatërrojmë palën tjetër. Po fitojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë si ajo që po bëjmë në Lindjen e Mesme me Iranin”, tha ai.
Trump përsëriti bindjen e tij se Irani “ishte dy javë larg prodhimit të armës bërthamore kur unë sulmova”. Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar luftën” kundër Iranit “në dy ditët e para” të operacionit Epic Fury.
Presidenti amerikan pranoi se kostot e benzinës dhe të jetesës në përgjithësi janë rritur që kur ai nisi luftën kundër Iranit. “Por më duhej të eliminoja kancerin që është Teherani”, tha ai gjatë aktivitetit në Uashington. “Tani do të rindërtojmë ekonominë më të fortë në botë”, shtoi ai, duke akuzuar më pas demokratët për inflacionin.

Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor, shkruan CNN duke raportuar burime të rezervuara të shërbimeve sekrete amerikane. Në javët e fundit, Irani ka vendosur mina dhe ka dislokuar forca shtesë ushtarake si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në ishullin Kharg, në pritje të një operacioni të mundshëm amerikan që synon të marrë kontrollin e tij.
Administrata Trump po shqyrton përdorimin e trupave amerikane për të marrë nën kontroll ishullin e vogël në Gjirin Persik verilindor, një burim jetik ekonomik për Iranin që menaxhon rreth 90% të eksporteve të naftës së vendit, si një mjet presioni ndaj iranianëve për t’i detyruar të rihapin Ngushticën e Hormuzit
Donald Trump e ka diskutuar mundësinë e sulmit ndaj ishullit iranian Kharg në një intervistë të vitit 1988 për The Guardian, duke deklaruar se, nëse Irani do të sulmonte anije amerikane, ai do t’i “jepte një mësim të mirë ishullit Kharg”. “Do të ndërhyja dhe do ta merrja nën kontroll”, tha ai në atë kohë, gjatë promovimit të librit “The Art of the Deal” (“Arti i të bërit marrëveshje”).
Pas nisjes së operacionit Epic Fury, Trump konfirmoi deklaratën e bërë në vitin 1988, duke thënë se kishte pasur “të drejtë” që kishte marrë në konsideratë sulmin ndaj ishullit dekada më parë, kur Irani “bënte kapriço”.
Komente










Kur Amerikën e tërheq për hunde Netanjahu.Një thënie që thotë:-jep një e hynë në valle dhe jep e 100 dhe zdelë dot.Këtë ka pësuar Trampi e jo Amerika.
Përgjigju