Komisioni i Medias ka miratuar me votat e mazhorancës hapjen e procedurave për 4 vende vakante tek AMA. Opozita është larguar nga mbledhja duke kundërshtuar që edhe posti i kryetares së AMA-s u fut në vendet vakante.
Komisioni i Medias ka pasur në rendin e ditës vakancat e AMA-s, ku relatorët Peza dhe Boçi kanë prezantuar materialet.
Luçiano Boçi ka kërkuar që t’i hapet rruga plotësimit të 3 vendeve vakante të AMA-s, ndërkohë që Boçi e ka cilësuar edhe një herë shkarkimin e Endira Bushatit si vendim politik të mazhorancës. “Kryetarja e AMA, siguron një mandat të ligjshëm, dhe nuk është në situatë pavlefshmërie në ushtrimin e detyrës së saj- u shpreh deputet i PD, Boçi.
Në komisionin e Medias është diskutuar edhe për 3 memot e ardhura në kundërshtim me njëra-tjetrën në kohë të ndryshme.
Deputeti i PS, Alfred Peza u shpreh në komision se janë shqyrtuar të gjitha dokumentet e mundshëm përfshirë edhe 3 memot duke dalë në konkluzionin se në AMA ka 4 vende vakante përfshirë dhe postin e kryetares.
“Dokumenti i fundit prevalon mbi dokumentet e tjerë”-tha Peza në Komisionin e Medias
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

AMA, miratohen 4 vendet bosh">