Media: “Republika e Maqedonisë së
Veriut”, ultimatumi i Shkupit

Media: “Republika e Maqedonisë së <br />Veriut”, ultimatumi i Shkupit
ATHINE – “Republika e Maqedonisë së Veriut” thuhet të jetë emri që Kryeministri i Shkupit Gruevski i ka propozuar homologut të tij grek, Lukas Papadhimos, me shpresën për të arritur një marrëveshjeve mbi debatin shumëvjeçar të emërtimit të ish-republikës jugosllave. Lajmi nuk është i konfirmuar nga burime zyrtare por filloi të qarkullonte gjatë ditës së sotme nga mediat greke të cituara më pas nga të tjera në rajon.

Të njëjtat burime shtojnë se Gruevski, së bashku me variantin e emrit, i ka dhënë Kryeministrit grek edhe një ultimatum: “Pranoje ose nuk ka më negociata”. Ultimatumi shoqërohet nga dy javë kohë për të reflektuar mbi propozimin, shtuan mediat greke që citojnë burimet e tyre konfidenciale.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se pas takimit me Gruevskin, Papadhimos ka zhvilluar një takim që zgjati rreth një orë me ish-kryeministrin grek Papandreu, ku sipas të gjitha gjasave është biseduar edhe për çështjen e emrit. Papandreu sot ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqjen nga kreu i PASOK për t’i lejuar partisë së tij që të zgjedhë pasardhësin.

Që prej shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia, Maqedonia është njohur zyrtarisht në nivel ndërkombëtar me etiketën FYROM, në anglisht Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike