Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi të pezullojë një operacion në shkallë të gjerë kundër Iranit këtë pasdite, pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Kështu raportoi Channel 12, duke cituar zyrtarë izraelitë të paidentifikuar. Sipas transmetuesit izraelit, Izraeli po përgatitej për një sulm në shkallë të gjerë të planifikuar për në fund të pasdites, të miratuar nga Netanyahu, por kryeministri përfundimisht e anuloi atë pasi Trump e nxiti të ulte tensionet.

Rreth orës 4:30 pasdite, Netanyahu thuhet se miratoi operacionin, pak para se Trump ta telefononte dhe ta urdhëronte të ndalte çdo sulm të mëtejshëm.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë sulmet! Pasdaranët thonë po, Netanyahu: Për momentin, zjarri ka pushuar, por për ne, beteja nuk ka mbaruar ende