TIRANE - Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Medias ka vendosur të diskutojë nesër hapjen e 4 vendeve vakante të AMA-s, në përputhje me "Memo-n" e përgatitur nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura ndërsa pasdite, ka dëgjuar prezantimin e katër kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH-së nga tetë pretendentë.
Ata ishin: Gazetarët Basir Çollaku, Arban Hasani dhe Ardian Thano si dhe juristi Andi Kananaj. Njeri prej kandidatëve, Blerim Kola, mungoi për arsye shëndetësore, ndaj ai do të paraqitet një ditë tjetër në Komision.
Për Këshillin Drejtues të RTSH-së janë prezantuar më parë, në 29 janar, edhe tre kandidatë të tjerë: juristi Kristaq Traja dhe gazetarët Mero Baze e Artan Mulla.
Nesër, Komisioni i Medias do të vazhdojë punën me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KD-së së RTSH-sësi dhe do të diskutojë e miratojë, raportin dhe projektrezolutën për veprimtarinë e AMA-s.
PEZA: DO T'I KERKOJME KUVENDIT, SHKARKIMIN E POLLOS
Paraditen e sotme ka pasur shume përplasje ndërmjet deputetëvetë majtë e të djathtë, debate që janë tejzgjatur më së shumti nga opozita lidhur me kalendarin e punimeve të Komisionit. Në valën e këtyre përplasjeve, kreu i këtij komisioni Alfred Peza është shprehur se “do t’i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Pollos”. Në reagim, deputeti i PD-së, tha se nëse do të procedojnë, “kjo të bëhet në bazë të rregullave dhe në përputhje me to”.
Deputetët e djathtë kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij Komisioni si dhe mungesën e anëtareve gjatë punimeve të komisionit, duke kërkuar që të largohen ata që kryejnë tre mungesa të paarsyeshme.
Deputeti Pollo tha se është ndërmarrë një angazhim për t’iu drejtuar Këshillit të Europës për të marrë një mendim për amendamentin e tërhequr.
Ndërkaq, shqetësime janë ngritur edhe lidhur me mbledhjen e kaluar, pasi sipas anëtarëve deputetë të PD-së Bedri Hoxha dhe Luciano Boci, janë marrë vendime jashtë programit dhe kalendarit. Sipas tyre “kjo mbledhje është mbajtur në kundërshtim me procedurat ligjore”, dhe kanë kërkuar “të shpallet e pavlefshme procedura e vendimeve”.
Ndërsa deputeti i PS, Alfred Peza, duke iu drejtuar anëtarit Genc Polli tha se “shpreh keqardhjen që ju abuzoni në mënyrë flagrante me mirëfunksionimin e komisionit. Po e fusni punën në hulli të paprecedent, pasi doni të zvarrisni punën”.
OPOZITA, KALLEZIM PENAL NDAJ HARTUESES SE DOKUMENTIT PER AMA-n
Deputetët demokratë të Komisionit të Medias kanë depozituar sot në Prokurori, një padi ndaj punonjëses së Kuvendit, Sonila Kadaresë, e cila hartoi "memon" që konstaton 4 vende bosh në Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Në kallëzimin e demokrateve, znj.Kadare akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe korrupsion pasiv pasi në harkun kohor të një viti, hartoi tre "memo", që bien ndesh me njera-tjetrën. Në dy "memot" e hartuara në korrik dhe tetor 2013, znj.Kadare konstaton tre vende bosh tek AMA, ndërkohë që në atë të marsit 2014, konstaton se mandati i ka përfunduar edhe Kryetares së institucionit, znj. Endira Bushati.
Lajm në përditësim
/Shqiptarja.com

sot për vendet bosh të AMA-s">