"Media", qeveria letër opozitës: Të
zgjidhim ngërçin në AMA e RTSH!
PDF-Letra e hapur ndaj opozites
zgjidhim ngërçin në AMA e RTSH!
PDF-Letra e hapur ndaj opozites">
TIRANE - Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, përfaqësuesit e mazhorancës, bënë të ditur se do t’i drejtohen me një letër zyrtare opozitës, për ta ftuar që të bëhet pjesë e këtij komisioni për t’i dhënë fund ngërçit në AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) si dhe në RTSH.
Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë letrën që përfaqësuesit e mazhorancës, i kanë dërguar kolegëve të tyre të opozitës, që ngërçit në AMA dhe RTSH t’i jepet fund.
Nënkryetari i këtij Komisioni, Alfred Peza, i cili theksoi se duhen plotësuar vendet vakante pasi edhe afatet kohore janë limite. Konkretisht, Peza nënvizoi ngërçin që ekziston në këto dy institucione, ku u shpreh se Radiotelevizioni Shqiptar, punon me një Këshill Drejtues i cili ka 3 vjet pa mandat, ndërsa vetë Drejtori i Përgjithshëm i RTSH ka dhënë dorëheqjen prej gati 1 viti.
Gjithashtu sipas Pezës e njëjta situatë ngërçi vijon të jetë edhe në AMA, ku duhen zgjedhur 3 anëtarë dhe Kreu i AMA.
“Këto institucione janë në emergjencë, sepse duhen plotësuar me vendet, jemi në kohët limit. Kemi përsëritur thirrje për opozitën që ta tejkalojmë këtë ngërç. RTSH punon me një Këshill Drejtues që ka 3 vjet pa mandat, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH ka 1vit që ka dhënë dorëheqjen. AMA po ashtu është jofunksionale dhe në një ngërç total.” u shpreh Peza, teksa nënvizoi se opozitës do t’i jepet dy ditë kohë për t’u njohur me letrën.
Sipas mazhorancës, nëse opozita vijon të mos marrë pjesë në Komision për të zgjidhur ngërçin, atëherë mazhoranca do të jetë e detyruar të marrë masa, ndoshta edhe duke ndryshuar ligjin.
Në thelbin e letrës që, A1 Report e disponon, qëndron krahas problemeve të sipër përmendura në AMA dhe RTSH, edhe problemi i dixhitalizimit, pra i kalimit nga transmetimet analoge, tek ato numerike, afati i të cilit përfundon më 17 qershor të 2015. Në këtë kuadër, në letër përfaqësuesit e mazhorancës theksojnë se Shqipëria, rrezikon të jetë vendi i fundit në Evropë që do të implementojë sistemin e ri të transmetimit, dhe kjo për shkak të mosfunksionimit të AMA-s.
Po ashtu edhe aktet nënligjore për formatin e ri të transmetimit dhe implementimi i këtyre platformave kërkojnë një periudhë të konsiderueshme, çka do të rrezikonte që konsumatorëve të platformave dixhitale t'u rrezikohej t'u ndërpritej shërbimi në mënyrë të njëanshme pas kësaj date.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor, 11:15
-
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera
29 Nëntor, 11:09
-
Artan Lame: Shamizezat e Çlirimit
29 Nëntor, 11:08
-
80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë
29 Nëntor, 11:04
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
'Sakrifica e tyre është amaneti ynë', presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë
29 Nëntor, 10:49
-
VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip
29 Nëntor, 10:41
-
80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut
29 Nëntor, 10:34
-
Studimi: Gjumi i parregullt rrit rrezikun e goditjes në tru dhe sulmeve në zemër
29 Nëntor, 10:33
-
Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024
29 Nëntor, 10:32
-
Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)
29 Nëntor, 10:22
-
80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës
29 Nëntor, 10:18