Ushtria amerikane po planifikon të nisë në ditët në vijim një seri bastisjesh dhe sekuestrimesh të anijeve të lidhura me Iranin në ujëra ndërkombëtare, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit mbeten të larta.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, SHBA po përgatitet të ndalojë cisterna dhe anije tregtare të dyshuara si të lidhura me Iranin edhe jashtë Lindjes së Mesme, duke zgjeruar ndjeshëm operacionet e saj të mbikëqyrjes detare në nivel global.

Ky zhvillim vjen në një moment kur forcat iraniane kanë shtuar praninë e tyre në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë sulmuar të paktën dy anije tregtare, ndërsa Teherani ka deklaruar se po “kontrollon fort” këtë rrugë ujore strategjike.

Sipas burimeve amerikane, administrata e Uashingtonit synon të rrisë presionin për ta detyruar Iranin të garantojë kalim të lirë në ngushticë dhe të bëjë lëshime në programin e tij bërthamor, i cili mbetet një nga pikat kryesore të negociatave mes dy vendeve.


Lajmi kryesor:

Irani mbyll Hormuzin, Trump mbledhje në ‘Dhomën e situatave': Pa një përparim, lufta do të rifillojë! SHBA po përgatit sulme anijesh të lidhura me Teheranin