Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një lajm që është publikuar në media, në të cilin pretendohet se është reduktuar me 60% sasia e karburantit për muajin nëntor për patrullat e drejtorive vendore dhe komisariateve.

Kryeministri Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka mohuar lajmin e publikuar nga media, ndërsa thekson se është thjesht një gënjeshtër.

“Gënjeshtër me bisht”, shkruan Rama.