Media spanjolle 'El Periodico Espana' shkruan për heqjen e vizave për Kosovën: E afron me BE-në

Media spanjolle 'El Periodico Espana' shkruan për heqjen e vizave për Kosovën: E afron me BE-në

E përditshmja spanjolle “El Periodico Espana” e cilëson liberalizimin e vizave për Kosovën një ngjarje të madhe e që e afron këtë vend më shumë me BE-në.

Kjo media shkruan se masa e re u mundëson kosovarëve që të hyjnë dhe qëndrojnë për maksimumi 90 ditë në vendet e bllokut. 

“Kjo i jep fund anomalisë kosovare, e cila vitin e kaluar paraqiti kandidaturën për anëtarësim në BE, por që është po ashtu u vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka gëzuar lirinë e lëvizjes në Schengen në raport me vendet e rajonit”, shkruan “El Periodico Espana”. 

Në anën tjetër, ajo që nuk merr fund është polemika me Spanjën që e kundërshton njohjen e Kosovës, por jo masën e heqjes së vizave.

Media spanjolle thekson në fund se vendimi vjen pak kohë pasi Serbia në mënyrë të papritur vendosi që të lejojë veturat me targa të Kosovës të hyjnë në vend, duke i dhënë fund një krize që ishte intensifikuar gjatë dy viteve të fundit teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me një valë të re protestash qytetare kundër tij.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 04/01/2024 00:16

    Argumentet na tregojn se shpirtat jan tpa vdekshëm,bijat e dinë mas miri,kto i rilindin të dashnit e vetë,me borqli merret industria të gjith e dim se ashtë zvoglu toleranca,skem pse të brengosemi asnji nuk i jesum borqë njani tjetrit,jeta krejt normal po vazhdon,a ban me ditë vlla pse klerikët fetar nuk po i rrespektojn rregullat e ISLAMIT,nuk merren me tgjallët,bajnë santazhe me të vdekurit,për deri sa jemi Njerëz mundë ti ndihmojm vehtës shum për të ardhmen,spari me i rrespektu familjen dhe bijat,me jetu me Hallallë,dhe me e rrit Sojin,rruga për tek Njeriu ashtë e gjat,qdo shpirtë e vren në vehte për qdo lëvizje ndrejtim të Njeriut kfjellet në kokë,bahet sundus i atyne që i ka ndër veti,kjo rrokad ndodhë rrallë nji her në shum shekuj,ja vlen të punojm për me njoftë vetvehtëm dhe Krijusin e gjithsis,në qdo shkallë ka nga nji zot,secili i ka rregullat e veta,qeni,moçoku,kali,gomari,derri ,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet

Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet