/ATSH-AFP/ - Tri prokurorë iniciatorë të procesit gjyqësor ndaj krahut të afërt të presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u larguan sot nga Turqia disa orë para nxjerrjes së urdhër arrestit ndaj tyre, bëhet sot e ditur nga Agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadoll".
Zyra e Prokurorit të Stambollit kishte urdhëruar dje arrestimin e Zekeriya Oz, Celal Kara dhe Mehmet Yuzgec të akuzuar për krijimin e një organizate kriminale me synim përmbysjen e qeverisë me anë të forcës.
Policia zbuloi se dy të parët ishin larguar nga Turqia nga kufiri me Gjeorgjinë mëngjesin e sotëm me një interval kohor prej 10 minutash nga njëri-tjetri, raportoi agjencia.
Të tre prokurorët ishin pezulluar nga funksionet e tyre majin e kaluar me akuzën e abuzimit me detyrën pasi në muajin dhjetor të vitit 2013 kishin nisur një proces hetimi për korrupsion i cili tronditi nga themelet qeverinë e Erdoganit, asokohe kryeministër ku në shënjestër ishin katër ministra të kabinetit të tij.