SHBA dhe Irani janë më pranë se kurrë një mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës. Këtë e raporton Axisos, sipas së cilës marrëveshja me Iranin është për një memorandum mirëkuptimi prej vetëm një faqeje. Dokumenti synon t’i japë fund konfliktit dhe të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara mbi çështjen bërthamore. Për këtë, Axios i referohet dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të tjera të informuara mbi çështjen. 

Sipas të njëjtave burime, SHBA-të presin një përgjigje nga Irani për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Të njëjtat burime thonë se kjo është pika më e afërt mes palëve drejt një marrëveshjeje që nga nisja e luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump pezullon papritur operacionin 'Liria' në Hormuz, Pakistani: Amerika dhe Irani pranë marrëveshjes! Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë/fuçi