Disa anëtarë të kabinetit të Trump kërkojnë largimin e tij, i mbeten vetëm 14 ditë të tjera në pushtet (VIDEO)

Uashingtoni, kronika e ditës më të errët në historinë e fundit të SHBA. Dita më e errët përfundon me një lajm tjetër dramatik. Katër persona vdiqën në përleshjet e 6 janarit në Capitol Hill, ndërsa 13 u plagosën.  Në Uashington tensioni mbetet i lartë. Thashethemet e tjera bujshme mbërrijnë nga Shtëpia e Bardhë: disa anëtarë të kabinetit të Trump po diskutojnë nëse do të përdorin Amendamentin e 25-të për të shkarkuar presidentin nga detyra vetëm pak ditë nga ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe ti lënë drejtimin Mike Pence . Procedura është e ndërlikuar dhe kërkon pëlqimin e vetë Pence, plus dritën jeshile të dy të tretave të anëtarëve të secilës Dhomë.

Amendamenti i 25-të parashikon largimin e presidentit nëse "ai nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij". Vetë Trump, megjithatë, mund të kundërshtojë këtë veprim dhe iniciativa mund të shuhet pa rezultat. Pence, megjithatë, dënoi dhunën e pasdites. Trump do të qëndrojë në detyrë deri në orën 12 të mesditës së 20 janarit. Dy javë. Pas asaj që pamë dje, një periudhë kohe e mjaftueshme që të bënte ende dëm serioz. Të tjerët, nga ana tjetër, po konsiderojnë të japin dorëheqjen pas Zëvendës Këshilltarit të Sigurimit Matt Pottinger, një figurë kryesore në marrëdhëniet me Kinën. Në orët e ardhshme, Këshilltari i Sigurisë, Robert O’Brien, gjithashtu mund të lërë postin e tij.  Falanga parlamentare që mbështeste përpjekjen e Trump për të delegjitimuar fitoren e Joe Biden është gjithashtu duke rralluar

Me certifikimin e Joe Biden President, Donald Trump ka vetëm 14 ditë në postin e kreut të SHBA-së. 


Lajmi kryesor:

Kongresi certifikon Joe Biden, Trump rrezikon shkarkimin! Ç'ndodhi dje në Uashington, pamjet që shokuan botën


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!