Mediat më të mëdha në botë kanë nisur të shkruajnë pasi ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen.

The New York Times” dhe “Washington Post” kanë publikuar një artikull nga "AP" ku shprehen se kryeministri Edi Rama e ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt opa asnjë lloj shpjegimi.

“Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen. Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive. Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër. Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim,”- shkruajnë ato ndër rreshta.

Ndërsa “Deutsche Welle” shkruan se Xhafaj ishte një nga arkitektët e reformës në Drejtesi. Më pas shtron pikëpyetjen “Pse dha dorëheqjen?”.

“Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit  të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: "hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi".  Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: "largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin,"- shkruan “Deutsche Welle” ndër rreshta.