Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Sali Berishës: E pret burgu ose arresti shtëpiak!

Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Sali Berishës: E pret burgu ose arresti shtëpiak!

Sali Berisha mes militantëve të tij

Heqja e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha pas votimit sot në Kuvend, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Kuvendi votoi me 75 vota pro për t’i dhënë autorizimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të vijojë me ashpërsimin e masës ndaj Berishës, për t’i caktuar masën e arrestit shtëpiak apo atë me burg.

Mediat greke, protothema dhe ‘newsbeast.gr’ kanë publikuar artikuj për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se Berisha e cilësoi si një shkelje të rëndë të Kushtetutës ndërkohë që përpara janë 2 mundësi, arresti shtëpiak ose me burg i ish-kryeministrit.

“Ky vendim u shoqërua me protesta të forta të deputetëve të opozitës të cilët përmbysën karriget, ndezën bomba tymuese në sallë dhe brohoritën parulla! Vetë Berisha e quajti vendimin një shkelje kriminale dhe të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij në demonstrata të vazhdueshme të mosbindjes ndaj shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë Rama”, shkruan “Protothema.gr”.

“Ndaj tani ai përballet me dy mundësi: të caktohet masa e paraburgimit, gjë që është e vështirë pasi kalon kufirin e moshës që parashikon ligji përkatës, ose të vendoset në arrest shtëpie”- shkruan newsbeast.gr.

Ndërsa mediat amerikane Washington Post dhe Associated Press, shkruajnë se me mungesën e opozitës në Kuvend, nuk pati asnjë votë kundër heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 21/12/2023 23:33

    Po kt pse do e fusin? Cfar ka ber kur kudo n letra ishte firma e rames…

    Përgjigju
  • I operndjekuri: 21/12/2023 17:22

    Berisha duhet te shkoj ne hell si mish keci komunisti qelbur

    Përgjigju
  • e drejta: 21/12/2023 13:26

    FUNDI I BANDITIT BERISHA-KARAXHIXH ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor