Mediat e huaja komentojnë
vizitën e Hillary Clinton në Tiranë
Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Tiranë është komentuar edhe nga mediat e huaja.
Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Tiranë është komentuar edhe nga mediat e huaja. Sipas prestigjozes The Washington Post gjatë fjalimit të saj në parlamentin e Shqipërisë mesazhi i sekretares Clinton ishte i qartë, se nevojitet bashkëpunimi i forcave politike për realizimin e reformave të cilat janë në interes të vendit.
Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi deklaratës së kryediplomatess, e cila u bëri apel forcave politike për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. Gjatë fjalimit të saj, Clinton sinkronizoi situatën politike në Shqipëri me atë të vitit 2008 në Amerikë. Kështu Clinton deklaroi se në zgjedhjet e 2009 ajo ishte rivale e presidentit aktual Barack Obama, por sot ata janë bashkëpunëtorë në qeverisjen e Amerikës dhe kjo-theksoi Clinton ndodh sepse ne mbrojmë interesat e vendit tonë të cilat qëndrojnë mbi cdo gjë tjetër. Sekretarja e shtetit amerikan deklaroi më tej se edhe Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtin shembull bashkëpunimi në favor të interesave kombëtare.
Khaleej Times është një tjetër media e huaj e cila pasqyroi takimin e zonjës Clinton në Tiranë duke venë theksin tek fjalët e sekretares së shtetit sipas së cilave në Shqipëri mungon kultura e komunikimit në politikë. Në shkrimin e Khaleej Times është evidentuar kriza politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2009 e cila përfundoi me akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve nga kreu i PD Sali Berisha.
Zëri i Amerikës gjithashtu i kushtoi rëndësi vizitës së sekretares së shtetit amerikan e cila gjatë fjalës së saj edhe një herë vuri theksin tek fakti se SHBA janë një nga vendet mike të Shqipërisë dhe mbështesin anëtarësimin e saj në BE, por që për këtë nevojitet bashkëpunimi i palëve politike për plotësimin e tre rekomandimeve të kërkuara për statusin.
(dr/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
5.1%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor, 13:10
-
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
28 Nëntor, 13:08
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë
28 Nëntor, 13:00