Ajo gjithashtu përmend fjalën që mbajti kryetari i kuvendit Ilir Meta, si dhe bashkimin me protestuesit të ish-kryeministrit Sali Berisha
Por edhe gazeta boliviane La Patria i ka kushtuar një shkrim situatës në Shqipëri. Në shkrimin e saj, ajo i kushton vëmendje pjesëmarrjes së lartë të nxënësve të shkollave të mesme e të larta, të cilët u mblodhën bashkë me protestuesit e tjerë para kryeministrisë. La Patria gjithashtu citon fjalët e kryeministrit Rama se ‘po’-ja e qeverisë së tij do të vijë vetëm nëse do të kishte një plan të qartë dhe në bazë të të cilit Shqipëria do të dilte me kokën lartë, fituese dhe më e pastër.
Interesi i popullit shqiptar dhe i medjave të huaja rritet çdo minutë që afrohet ora 17:00, orë në të cilën kryeministri Rama do të japë qëndrimin e tij mbi çështjen e importimit të arsenalit kimik sirian.
(Foto: Gazeta vietnameze)
(Foto: Gazeta bolivinane)
(v.gj/shqiptarja.com)