Mediat e huaja për "Lazaratin"
"Vrasje në fshatin e Kanabis-it"

Mediat e huaja për "Vrasje në fshatin e Kanabis-it"">
Ngjarja e Lazaratit ka gjetur pasqyrim edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se një oficer elitar policie është vrarë në Lazarat, fshatin e njohur dikur për prodhimin në shkallë industriale të kanabisit. Reuters citon mediat shqiptare që thonë se ata që kanë qëlluar ndaj policisë mund të jenë të njëjtë me ata që gjithashtu qëlluan ndaj policies në operacionin e vitit të kaluar.
 
Në median italiane flitet për policin e vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në “fshatin e Mariuanës”. Tre policët, sipas medias italiane, janë futur në kurth në kohën që po kontrollonin një automjet të dyshuar. Më pas ata që kanë qëlluar, për të humbur gjurmët janë larguar drejt qendrës më të madhe urbane të zones, Gjirokastrës.
 
Edhe në median greke shkruhet për policin e vrarë në Lazarat gjatë një përplasje me armë. Ato shkruajnë se shkaqet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por theksojnë faktin që gjuajtjet me armë kanë filluar në kohën kur po dilnin rezultat përfundimtare të zgjedhjeve lokale dhe fshati Lazarat në këto zgjedhje ka votuar masivisht për Partinë Demokratike, sipas medias greke.
 
Për famën e Lazaratit si vendo prodhimi masiv i Kanabisit, Reuters shkruan se prodhimi i drogës në Lazarat ka qenë rreth 4.5 miliardë euro në vitin 2013, sipas Policisë Financiare Italiane
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër

Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër