Mediat e huaja promovojnë Durrësin, ftojnë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar

Mediat e huaja promovojnë Durrësin, ftojnë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar

Foto e publikuar nga EURONEWS

Pasi agjencitë prestigjioze të lajmeve, ajo franceze AFP dhe ajo italiane, ANSA publikuan një video me pamje nga bregdeti shqiptar, ku qytetarët dhe turistët kanë filluar plazhin, pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19, edhe gjiganti europian i informacionit, EURONEWS, përzgjodhi plazhin e Durrësit për rubrikën e tij ”Kjo javë në foto”.

Foto e publikuar nga EURONEWS

Kjo foto mbresëlënëse nga bregdeti i Durrësit fton turistët të frekuentojnë plazhet shqiptare. Numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka pasur vitet e fundit një rritje të konsiderueshme. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit