Mediat: Edhe pas statusit, sërish
gjermanët skeptikë për Shqipërinë

Mediat: Edhe pas statusit, sërish<br />gjermanët skeptikë për Shqipërinë
Lajmi për dhënien e statusit kandidat të BE Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e të gjitha medieve qendrore gjermane. Në çdo lajm theksohej se një anëtar i ri po i afrohet BE-së. Por paralelisht theksohen detyrat për Shqipërinë. Në thelb mediet gjermanë dhanë këtë përmbajtjeje, në versione të ngjashme: që "Shqipëria e kaloi pengesën e parë për një anëtarësim të mëvonshëm në BE".

Citohet pastaj komisari i zgjerimit të BE, Stefan Füle, që tha se "me statusin kandidat vlerësohen përpjekjet për reforma të Shqipërisë- por nevojiten reforma të tjera". Të gjitha mediet gjermane citojnë edhe sekretarin e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. Ai tha se "anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të ndodhë automatikisht". "Pa shtet juridik të qendrueshëm dhe luftë konsekuente kundër korrupsionit nuk mund të ketë anëtarësim", tha Roth.

Nga ana tjetër, interesant është edhe mendimi i qytetarëve gjermanë për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Komentet më të shumta, të përqendruara te Shqipëria, shoqërojnë informacionin e publikuar në faqen në internet të kanalit të parë televiziv gjerman, ARD. Nga 40 komente, statusin kandidat për Shqipërinë e mbështesin vetëm 11. Pjesa më e madhe, 29 janë të rezervuara, deri në kundërshtim për dhënien e statusit.
73 vetë e kanë komentuar lajmin që jep "Der Spiegel" për Shqipërinë. Në mbështetje të statusit kandidat për Shqipërinë janë vetëm 5-6 komente. Të tjerat ose merren në përgjithësi me BE, ose e kundërshtojnë statusin për Shqipërinë.

Argumentet kritike ushqehen nga imazhi jo i mirë i Shqipërisë në Perëndim. Si dhe nga mosnjohja e Shqipërisë. Ose edhe leximi me paragjykim i lajmeve për Shqipërinë. P.sh.nga lajmi që dhanë mediat gjermane për aksionin e suksesshëm në Lazarat, shumë vetëve në forume u kishte mbetur në mend sasia gjigande e drogës së kapur në këtë aksion. Pra, Shqipëria si burim droge për Evropën. Më tej ata ndalen në dobësinë e shtetit shqiptar dhe shprehin drojën që Shqipëria mund të varet nga ndihmat e BE, siç ndodhi me Greqinë dhe Spanjën. Ndërsa komentet pozitive veçojnë burimet natyrore të Shqipërisë. Dhe të drejtën gjeografike e politike të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE. Padyshim që skepticizmi ushqehet edhe nga momentet që kalon Evropa, siç e pamë në fitoren e populistëve në shumë vende evropiane, në zgjedhjet e fundit evropiane.

Pse ky vëzhgim ndaj Shqipërisë?

E para sepse Shqipëria afrohet me BE në një kohë kur janë ashpërsuar kërkesat ndaj gjithë kandidatëve. Edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffmann i tha DË, se vëzhgimi ka të bëjë, sa me gjendjen e Shqipërisë - aq edhe me përvojat negative, që tashmë Evropa i ka mbledhur nga anëtarët e rinj të BE. Sidomos me Bullgarinë e Rumaninë.
Së dyti, sepse sipas 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', Shqipëria shihet si një nga vendet më të korruptuara të Evropës. Gazeta me drejtim ekonomik, 'Handelsblatt', e quan në komentin e së enjtes që në nëntitull të gabuar dhënien e statusit të kandidatit të BE Shqipërisë. Nga opozita parlamentare, politikania e të Gjelbërve, Marie Louise Beck u prononcua në një deklaratë dërguar mediave. Ajo e quajti vendim të duhur të BE dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Marie-Louise Beck e cilëson më tej me rëndësi vendimtare që BE të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë.
 
 "Marrë nga DW"
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump