Mediat greke: Berisha i
premtoi Samaras paktin deta

Mediat greke: Berisha i <br />premtoi Samaras paktin deta
ATHINE- Mediat greke bëjnë të ditur se kryeministri Berisha i ka premtuar kreut të së djathtës greke, Neo Demokracia, zhbllokimin e marrëveshjes detare mes dy shteteve, kur kjo e fundit të vijë në pushtet.

Faqja online greke www.antinews.gr, raporton për një takim që kryeministri Berisha ka zhvilluar me kreun e partisë së djathtë greke, Antonis Samaras në Marsejë, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Popullore Evropian, që u zhvillua javën kaluar.

Në shkrimin “Διεθνεßς πρωτοβουλßες ΣαμαρÜ για την ΑΟΖ” të publikuar më datën 8 dhjetor shkruhet:
 
“Gjatë takimit Samaras ka diskutuar me kryeministrin shqiptar, prishjen e marrëveshjes së kufirit detar midis Shqipërisë- e Greqisë, pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Berisha përshëndeti propozimin e presidentit të Neo Demokracia dhe ranë dakord që të dy vendet të kalojnë në zhbllokimin e marrëveshjes së nënshkruar nga të dy vendet, kur Samaras të bëhet kryeministër”

Pasi shkrimi bën të qartë se marrëveshja është e bllokuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpallte antikushtetues, vazhdon ...“Partia Socialiste apeloi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.. tani Samaras me iniciativën e marrë dhe pranimin e saj nga ana e Berishës, shpreson që të ketë një rast për një marrëveshje të re”

Gjithashtu gjatë takimit mësohet se mes Samaras dhe Berishës është diskutuar dhe për cështjen e minoritetit grek. “Në takimin e tij me Berishën Samaras kërkoi nga kryeministri shqiptar respektimin e plotë të të drejtave politike dhe sociale të minoritetit grek të Epirit të Veriut, i cili jeton Brenda kufijve të shtetit shqiptar, duke theksuar se minoriteti është ura më e mirë e miqësisë në mes të dy vendeve. Gjithashtu u diskutua dhe për cështjet e përkatësisë etnike dhe eliminimin nga dokumentet zyrtare, cështjen e pronave, arsimit etj.” shkruan antinews.gr

Takimi mes dy krerëve politikë është bërë i ditur dhe nga zyra e shtypit e kryeministrit Berisha, po me datë 8 dhjetor 2011, por në njoftimin e saj për shtyp nuk ka dhënë detaje që mund të jetë bërë bisedë për marrëveshjen detare, apo për minoritetit.

Shkrimin mund ta lexoni në http://www.antinews.gr/2011/12/08/137463/

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve