Mediat greke: Lazarati i nxori
Derviçanit inatin e Serbisë
Sulm provokues në Derviçan, i kanë quajtur mediat greke festimet që janë zhvilluar në këtë fshat, mbrëmjen e 14 tetorit, pas incidenteve në ndeshjen mes ekipit kombëtar shqiptar dhe Serbisë në Beograd.
Sekretari i Përgjithshëm i MPJ shqiptare Qirjako Qirko priti dje Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Rokanas, me kërkesë të këtij të fundit, që e informoi atë mbi një incident të ndodhur në fshatin Dervician, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parrulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti. Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast të veçantë që nuk mund të ndikojë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptarëve dhe minoritarëve, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ i bëri të ditur Ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të policisë së shtetit, që vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.
Ai informoi se autoritetet e pushtetit vendor dhe të policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë marrë kontakte me banorët dhe kryeplakun e fshatit, që pohuan se ngjarja në fjalë ishte një rast i veçantë e se gjendja në fshat është e qetë. Ambasadorit grek iu kërkua që ky rast sporadik të mos ketë ndikim negativ në marrëdhëniet tona dypalëshe, mbasi përkatësia euroatlantike e dy vendeve tona përjashton çdo fenomen negativ që cënon vlerat e përbashkëta. Ndërkohë që kanë reaguar menjëherë mediat greke që e kanë përcjellë këtë lajm. Sulm provokues në Derviçan, i kanë quajtur mediat greke festimet që janë zhvilluar në këtë fshat, mbrëmjen e 14 tetorit, pas incidenteve në ndeshjen mes ekipit kombëtar shqiptar dhe Serbisë në Beograd.
“Këto nuk ishin festime por një sulm provokues kundër anëtarëve të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, ku u demonstrua “civilizimi evropian” dhe nacionalizmi i shqiptarëve”, shkruajnë mediat greke. “Në mënyrë të veçantë, banorët e Lazaratit, fshati i famshëm për kultivimin e hashashit, pasi kanë krijuar një rradhë të gjatë me automjete kanë hyrë në Derviçan nën thirrjet “Do ju djegim, të krishterë”, duke ju kujtuar atyre se çfarë ndodhi në Stamboll më 1955, dhe me parulla kundër Greqisë dhe helenizmit”, thuhet në mediat greke.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
21%
-
Të gabuar
79%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 62
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42