Mediat greke zbardhin të tjera fakte nga vrasja e bariut, Bledar Tërpollari, nga Skrapari. Sipas mediave të shtetit fqinj, Terpollarit iu pre koka nga tre bashkëkombas të tij.

Po sipas mediave greke, 2 prej shqiptarëve e kanë marrë kokën me vete në Shqipëri. Ndërkohë që është arrestuar i treti, i cili ka mohuar të ketë gisht në vrasjen makabre të bariut 25 vjeçar Bledar Tërpollari, por nga ana tjetër ka bërë me faj dy shokët e tij, të cilët sipas tij, pasi e ekzekutuan barbarisht, kanë marrë kokën me vete në Shqipëri.  

Bledar Tërpollari u gjet i vrarë barbarisht, në një fshat të Igumenicës në Greqi. Trupi i pajetë u gjet pa kokë nga fermerë të zonës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com