Mediat holandeze raportojnë për dyshime në lidhje me ndeshjet miqësore të klubeve të kampionatit holandez, të cilat ndodhen në Spanjë për fazën përgatitore, mes tyre edhe kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu që ka zhvillua një ndeshje miqësore me Den Hagën, e zhvilluar më 7 janar dhe e përfunduar 2-0.

Dyshimet e holandezëve bazohen në referimet ndaj një kompanie që merret me Sigurinë e Sportit ndërkombëtar.

Për një gjë të tillë kanë reaguar si klubi holandez ashtu edhe përfaqësues të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar lajmin kategorikisht.


d.b/shqiptarja.com