Mediat Italiane: De Biasi e le
Shqipërinë menjëherë për Italinë 

Mediat Italiane: De Biasi e le<br />Shqipërinë menjëherë për Italinë 
Që emri i Gianni De Biasit po lidhet me pankinën e Kombëtares italiane kjo nuk është më një risi. Mediat përtej Adriatikut kanë kohë që e shohin teknikun kuqezi si pasuesin e Antonio Conte. Por analiza dhe detajet që zbulon sot “La Gazzetta dello sport” janë me të vërtetë interesante dhe që nuk gëzojnë asnjë tifoz të Kombëtares.

Në një artikull ku flet për emrat që ka në mendje Presidenti i Federatës Italiane për të ulur në stol thuhet se, “Gianni De Biasi do të vinte me vrap për të drejtuar Italinë". "Ai do ta linte menjëherë pankinën e Shqipërisë. De Biasi së bashku me Gianpiero Venturën janë dy nga emrat më të kuotuar’.

Sipas analizës së një nga gazetave më prestigjoze sportive në Itali dy janë rrugët që do të ndjekë presidenti i FIGC Tavecchio për trajnerin e ri.

E para që është edhe më e mundshmja: Një trajner i mbikëqyrur nga një drejtor teknik me eksperiencë. Lippi mund të zgjidhet drejtues dhe kandidaturat për trajner janë Di Biagio, Fabio Cannavaro, Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli.

Alternativa e dytë: Një trajner i pavarur dhe fuqiplotë që do të drejtojë i vetëm të kaltrit. Në këtë pikë bëhet me dije se dy janë alternativat më të kuotuara Gianpiero Ventura dhe Gianni De Biasi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)