Mediat italiane ngrenë alarmin se droga dhe armët që vijnë nga Shqipëria janë kthyer në një shqetësim madhor. Në një shkrim të publikuar në numrin e sotëm, e përditshmja italiane, La Repubblica thekson se se trafikantët kanë pikat e tyre të zbritjes në Bari dhe Brindisi.
Gazeta në fjalë thekson duke cituar autoritetet italiane se, linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendesh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar.
"Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë rritur sekuestrimet dhe kjo nuk është thjesht rastësi. Me rritjen e alarmit nga terrorizmi janë shtuar edhe masat në dogana, e për këtë grupet kriminale duhet të ndryshonin strategji.
Hetimet e konfirmojnë; me deltaplane dyvendëshe. të aftë të përshkruajnë distanca të gjata me shpejtësi të mirë ka dalë në dritë rruga e re e trafikut mbi Adriatik", shkruan La Repubblica.
Në shkrim përmendet rasti i sekuestrimit të 3 kuintalëve e gjysmë lënë narkotike kanabis që erdhi nga Shqipëria më avion. Ndërkohë që në shtator u bllokua në Vercelli një sipërmarrës që kishte edhe licencë për fluturim që arriti të dërgonte në veri një sasi të madhe drogë. Në mars erdhi konfirmimi tjetër, po për trafik droge me avionë.
Ndërkohë në Bari autoritetet në drejtimin e gjeneral Vincenzo Papuli, kanë konstatuar raste të shumta të sekuestrimeve të armëve prodhim sovjetik, të gjitha të mbërritura nga Shqipëria e Kosova.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO