TIRANË- Gjykata e Tiranës la në burg 38-vjeçarin Kristjan Buda, menaxhimin e sallës në një prej call center-ave të goditur nga Prokuroria, të hënën e 13 prillit në kryeqytet. Për të arrestuarit e tjerë në flagrancë gjatë operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me partnerët austriakë dhe policinë, Gjykata zbuti masën siç kërkoi prokuroria.
Katër prej tyre, u lanë në masë arrest në shtëpi. Benard Biba, Arbër Kalaja, Kleidi Dyrma dhe Eno Hana, 25 dhe 26-vjeçarë. Ndërsa për 2 vajza, u caktua masa e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje.
Sipas hetimeve, të arrestuarit u prezantuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.
Në seancën e një dite më parë, Gjykata e Tiranës la në burg 5 personat të tjerë, të cilët akuzohen se janë kryesorët në organizimin e skemës së mashtrimit të mijërave qytetarëve evropianë, përmes 3 subjekteve që u goditën nga autoritetet. Mes tyre janë edhe përfituesit e kriptovalutave, ndërsa dy administratorë janë ende në kërkim. 50 milionë euro mendohet se u kanë zhvatur të huajve në të paktën 3 vite, ndërsa gjatë aksionit, autoritetet sekuestruan 1 milionë euro cash.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim...
Komente










