Mediat italiane shkruajnë se Armano Elezi 23-vjeç është arrestuar në Shqipëri, pasi ishte në kërkim si pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 ton kanabis përmes detit në vendin fqinj. Ai ishte në kërkim prej 3 vitesh, ndërsa është arrestuar në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Në 2016 kur u zhvillua operacioni që dërgoi në pranga 5 trafikantë të tjerë shqiptarë, Elezi arriti që të shpëtonte duke u arratisur, por pas tre vitesh u prangos. Tashmë ai pritet që të ekstradohet drejt vendit fqinj për t’u gjykuar për akuzat që janë ngritur kundër tij, ndërsa policia shqiptare deri tani nuk ka asnjë njoftim.