Mediat izraelite: Që nga fillimi i luftës, mbi 1.500 izraelitë janë vrarë

Mediat izraelite: Që nga fillimi i luftës, mbi 1.500 izraelitë janë vrarë

1698410137_lksa.jpg

Më shumë se 1.538 izraelitë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor, raportoi sot agjencia e lajmeve izraelite KAN. Sipas KAN 823 trupa janë identifikuar deri më tani dhe 715 tashmë janë varrosur.

Të dielën, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se vdekjet në radhët e ushtrisë në luftën e Gazës kanë arritur në 311. Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 5.431 izraelitë janë plagosur gjithashtu në konflikt.

Izraeli ka nisur një fushatë masive të bombardimeve ajrore të Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar të grupit palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 8.005 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite, duke përfshirë 3.342 fëmijë, 2.062 gra dhe 460 të moshuar.

Për shkak të bllokadës në enklavë nga Izraeli, 2,3 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesë të ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës