BEOGRAD - Sipas mediave serbe Kryeministri Edi Rama është vnisur me vonesë drejt Beogradit ku do të marrë pjesë në samitin ekonomik të Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore që zhvillohet në Serbi.
 
Sipas agjencisë serbe të lajmeve Kurir, Rama supozohej të ulej në Beograd rreth orës 11:15, po fluturimi i tij nga Italia është shtyrë për të paktën 1 orë për shkak të fortë që krijon kushte të këqija për ngritjen e avionit.
 
Po sipas kësaj agjencie Rama do të pritej në aeroport nga ministrat Aleksandar Antic dhe Kori Udovicki, por për shkak të vonesës do të pritet vetëm nga Udovički.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)