E përditshmja “Vecernji” thekson se Dinamo e Zagrebit peshkoi kundërshtarët më të lehtë në letër dhe ka një mundësi të artë për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve që do të mbushë arkat e njërës prej skuadrave me plot 12 milionë Euro. “Avantazhi i Dinamos është se deri tani ka luajtur 5 ndeshje në kampionat dhe është më përpara me përgatitjet fizike, ndërsa në Shqipëri sezoni nuk ka filluar ende.
Gjithsesi, Dinamo nuk duhet ta nënvleftësojë Skënderbeun pasi është një skuadër që ka dominuar në Shqipëri gjatë 5 sezoneve të fundit dhe do ta luajë ndeshjen e parë në një impiant me 12 mijë të pranishëm”, thekson gazeta kroate. E përditshmja tjetër, “Jutarnji” nënvizon se kjo është hera e parë që një skuadër shqiptare bën një rrugë kaq të gjatë në Europë dhe shton se pika më e fortë në grupin e bardhekuqve është kapiteni Blendi Shkëmbi.
“Vlera totale e Skënderbeut shkon deri në 6.25 milionë Euro, ndërsa ajo e Dinamos 52.8 milionë. Kroati Marko Radas që është rritur në shkollën e Dinamos është pjesë e Skënderbeut, një skuadër e miksuar mes eksperiencës dhe talenteve të koordinuar nga trajneri Mirel Josa”, shkruan më tej gazeta “Jutarnji”./supersport
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)