Mediat: “Karteli i Lazaratit”, drogë
me çanta në Greqi, mushka 1000 €

Mediat: “Karteli i Lazaratit”, drogë<br />me çanta në Greqi, mushka 1000 €
Mediat greke risjellin Lazaratin në vëmendje, këtë here duke publikuar një sërë imazhesh të kamerave termike të policisë Kufitare në zonën e Konicës në kufirin tokësor midis dy shteteve, ku siç shihet nga këto foto ka një prezencë të madhe të personave që kalojnë kufirin në këmbë.

E pikërisht siluetat e këtyre personave që duken në pamje, janë mënyra e re e trafikimit të drogës nga Lazarati drejt Greqisë, -shkruajnë mediat greke, ku e etiketojnë këtë trafik si “Karteli Lazarati”.

geqi karteli <a style=lazarat" border="0" height="463" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/124465.jpg" vspace="7" width="620" />

Paçka se përgjatë gjysmës së parë të vitit 2014 është sekuestruar 6 ton hashash nga Sagiada në Konicë, është ky kartel droge që ka zëvëndësuar transportin e drogës nga mjetet motorrike tek njerëzit dhe mushkat.

Kjo mënyrë e trafikimit, -shkruajnë mediat greke, përdoret për të shmangur kontrollet e policisë shqiptare, pasi së fundimi është intensifikuar lufta ndaj narkotrafikut.

E veç përfshirjes së shumë të rinjve të papunë në kartelin e tyre, lazaratësit, -thuhet në mediat greke, kanë ndikuar dhe në rritjen e çmimeve të kafshëve të punës ku aktualisht një mushkë kushton rreth 1000 euro.

Po sipas të njëjtave raportime në mediat greke, Lazarati ka nisur veprimatrinë e paligjshme që prej vitit 1991 me tregtinë e cigareve kondrabandë, më pas në embargon e Serbisë duke furnizuar këtë shtet me ushqime e naftë e më pas me kultivimin e bimës narkotike hashash.

greqi karteli lazarat

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'