Skaneri zbulon 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, ishte fshehur në një kamion cisternë! Mediat malazeze: Erdhi nga Shqipëria, destinacioni përfundimtar Bosnje-Hercegovina
Kamioni gjatë kontrollit dhe droga e gjetur në të
300 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia doganore e Podgoricës në Malin e Zi, gjatë mbrëmjes së sotme. Droga po transportohej me një kamion cisternë, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi i i saj, një shtetas nga Bosnja-Hercegovina. Sipas raportimeve nga mediat malazeze kamioni cisternë hyri nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe destinacion përfundimtar kishte Bosnje-Hercegovinën.
Pas dyshimeve autoritete doganore e kanë futur kamionin në një kontroll më të detajuar, ku u zbulua dhe droga e fshehur në një vend të posaçëm që ishte krijuar për të brenda cisternës.
Gjatë kontrollit skaneri tregoi se brenda cisternës kishte një hapësirë të dyshimtë, ku më pas u konstatuan dhe u kapën 300 kilogramë marijuanë e ndarë në pako.
Autoritete shqiptare ende nuk kanë dhënë informacion mbi këtë sasi të madhe droge që sipas mediave malazeze ka dalë nga vendi ynë dhe është kapur në Mal të Zi.
Vetëm një ditë më parë në Vermosh shumë pranë kufirit me Malin e Zi është rrëzuar një avioni i vogël dy vendesh, i dyshimtë, pasi nuk kushte asnjë shenjë dalluese identifikimi dhe dokumentet e origjinës. Piloti është larguar nga avioni, ndërsa disa barinj dëshmitarë thanë se erdhën dy veta me fuoristradë të bardhë që e morën dhe ngarkuan diçka, ku më pas u larguan drejt Malit të Zi. Kjo ka bërë që policia të hetoje këtë rast për pistën e trafikut të drogës.
Droga e zbuluar nga skaneri brenda kamionit çisternë
Kamioni ku u gjet droga
Droga e sekuestruar
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
23 Janar, 09:50
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20