Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë ka dështuar plotësisht. Kështu shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Lajmi që po përhapet me shpejtësinë e internetit mbi këtë takim kaq të dëshiruar nga shqiptarët, duket se po i bën thjesht një favor elektoral kryeministrit të Shqipërisë, i cili ndodhet në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të 21 qershorit.
'Zhurnal' shkruan se takimi i djeshëm nuk ka shërbyer për unifikimin e faktorit politik shqiptar, siç mund të ishin pritjet e shqiptarëve, por përkundrazi, mësohet se ka shkaktuar ende më shumë përçarje dhe pakënaqësi.
Kjo pasi përfaqësuesit shqiptarë të ftuar në takim nuk ishin njoftuar paraprakisht me axhendën dhe me emrat e pjesëmarrësve të tjerë, gjë që përveç “befasisë” që do t’i priste në Pogradec, do të shkaktonte edhe një incident.
Mësohet se kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka braktisur takimin pasi kishin mbërritur krerët e partive joparlamentare, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Bilall Kasami.
Thaçi nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me krerët e partive më të vogla, pavarësisht këmbënguljes së kreut të qeverisë shqiptare që ai të qëndronte dhe të ishte pjesë e samitit.
Kreu i PDSH-së është larguar i lënduar pasi siç mësohet Rama në takimet e mëparshme kokë më kokë me dy liderët shqiptarë, kishte deklaruar se nuk mbështet formimin e subjekteve të reja politike.
Ndaj takimi, me pjesëmarrjen edhe të partive më të vogla, është vlerësuar nga të pakënaqurit si “në kundërshtim me deklarimet dhe përcaktimet e Ramës dhe qeverisë së Tiranës që vota shqiptare në Maqedoni të ruhet unike dhe të mos copëtohet”.
Sidoqoftë, me apo pa Thaçin, takimi ishte destinuar të dështojë.
Takimit i mungonte agjenda, qëllimi dhe përmbajtja, ndaj dhe “gjithçka do të shkonte lëmsh”, shkruan “Zhurnal”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com