Mediat:Merkel do t'i japë Ramës 
lajmin e çeljes së negociatave 

Mediat:Merkel do t'i japë Ramës <br />lajmin e çeljes së negociatave 
Shqipërisë pritet që ti hapet drita jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në një ditë historike, 28 nëntor.
 
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në këtë datë një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të pritet në takim nga kancelarja, Angela Merkel.
 
Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Berlin ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, në 28 Nëntor në Berlin, numri 1 i qeverisë gjermane, Angela Merkel, do t'i japë kryeministrit shqiptar lajmin se BE-ja ka vendosur çeljen e negociatave të anëtarësimit.
 
Komisioni Europian pritet të publikojë më 8 Nëntor progres-raportin për Shqipërinë, i cili më pas do të diskutohet në Parlamentin Europian.
 
Burime pranë këtij institucioni të BE-së, bëjnë të ditur se pritet një vlerësim pozitiv për progresin e shënuar në reforma, sidomos pas miratimit të reformës në drejtësi.
 
Vizita e Ramës dhe nese realizohet hapja e negociatave korrespondon me përvjetorin e 104-të të Pavarësisë së Shqipërisë.



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari