Mediat ndërkombëtare
pasqyrojnë aksidentin

Mediat ndërkombëtare <br />pasqyrojnë aksidentin
Agjencitë mediatike prestigjioze ndërkombëtare kanë pasqyruar aksidentin tragjik të një dite më parë në Himarë ku 13 vetë humben jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Agjencia britanike Rojter shkruan se dë autobuzë nga Elbasani po ktheheshin nga një ekspeditë në jug të vendit kur ndodhi aksidenti fatal. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjithashtu edhe vendimin e qeverisë shqiptare që dita e sotme të shpallet Dite Zie Kombëtare. Aksidenti është pasqyruar dhe në rrjetin BBC ku viktimat sipas saj ishin studentë, mes tyre dhe shoferi i autobuzit.
Sipas BBC studentete po udhëtonin drejt Sarandës. Të gjithë ishin studentë të degës Gjuhë-Letërsi, mes tyre ndodheshin dhe tre profesorë të universitetit.
Ekspedita e studenteve -shkruan BBC- u ndërmmor pak kohë para diplomimit të tyre.

Associates Press ka pasqyruar operacionet e emergjencës në ndihmë të të plagosurve dhe përpjekjet për të shpëtuar jetën e studenteve të mbijetuara nga aksidenti.

Aksidenti tragjik është pasqyruar edhe në mediat italjane. “ANSA” jep lajmin në artikullin me titull: "Shqipëri, autobusi në humnerë, viktima". Kurse "Corriere della Sera", pasqyron lajmin nën titullin "Shqipëri, autobusi me studentë në humnerë".

Edhe mediat kosovare dhe ato maqedonase i kanë kushtuar vëmendje të vecantë këtij aksidenti tragjik.

(N.S/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’