Protesta e opozitës përmes bllokimit të rrugëve në të gjithë vendin ka bërë jehonë në një pjesë të madhe të mediave ndërkombëtare si Reuters, Washington Post, New York Times, Fox News, etj.
 
“Mbështetës të Partisë Demokratike në Shqipëri kanë bllokuar për një orë disa rrugë të vendit duke përshkallëzuar protestën 2 mujore që kërkon krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e 18 qershorit”, shkruan Reuters.
 
Në të njëjtën linjë me mediat e tjera të huaja, prestigjiozja Reuters shkruan: “Kreu i PD, Lulzim Basha iu bashkua mbështetësve ndërsa u ul këmbëkryq në një nga pikat kryesore të trafikut duke vlerësuar sjelljen paqësore të protestuesve”.
 
Mediat ndërkombëtare gjithashtu shkruajnë: “Gjatë kësaj proteste nuk janë raportuar incidente, por policia ka paralajmëruar se organizatorët do të ndiqen penalisht nëse shkelin rendin publik."
 
Ata gjithashtu përcjellin qëndrimin e palëkundur të Bashës për vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë teknike.
 
“Lideri i PD, Lulzim Basha u tha mbështetësve që të vijojnë përshkallëzimin e protestës deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë teknike”, raportojnë këto media.

mediat e huaja

mediat e huaja

mediat e huaja
mediat e huaja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com