Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar zgjedhjet parlamentare si dhe projeksionet të cilat nxjerrin fituese Partinë Socialiste.Edhe një ditë më parë mediat ndërkombëtare vlerësuan se këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
Euronews shkruan se partia fituese e udhëhequr nga Edi Rama do të duhet të përmbushë disa premtime dhe detyra në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin në BE
Sipas Euronews këto janë detyrat e kryeministrit Rama i cili do të udhëheq vendin në 4 vitet e ardhshme.
Çështjet e pronës
Ka ende shumë probleme që kanë të bëjnë me pronën. Vetë Rama është shprehur se kjo cështje ka qënë një rrëmujë për vite të tëra. Qeveria socialiste ka krijuar një fond kompesimi rreth 500 milionë euro si një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Drejtësia
Pastrimi i drejtësisë nga gjyqtarë të korruptuar është një tjetër cështje që socialistët kanë premtuar se do të zgjidhin. Parlamenti u thirr një javë më parë që të miratonte një ligj të ri për të votuar anëtarët do të merren me reformën në drejtësi. Më shumë se 300 njerëz të drejtësisë janë akuzuar për korrupsion.”Ata duhet të justifikojnë burimet e të ardhurave shumë prej tyre janë pasuruar të mënyrë të pashpjegueshme. Njerëzit e drejtësisë duhet të provojnë se nuk aknë lidhje me krimin e organizuar” është shprehur Rama.
Lëndët narkotike
Shqipëria ka dështuar të ndalojë kultivimin e lëndëve narkotike, cështje e cila lidhet me krimin e organizuar.Sipas Europol Shqipëria është shteti kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike dhe Rama ka bërë shumë pak hapa në këtë cështje edhe pse është shprehur se ka qënë një problem i trashëguar.
Të ndalojë ‘rrjedhjen e trurit’
Sipas INSTAT shumë prej të rinjve janë duke u larguar nga vendi për shkak të pagave të ulta.Sipas Instat, rroga mesatare mujore në Shqipri është nën 460 mijë lekë. Nëse krahasohet me pagat në Itali dhe Greqi është shumë herë më e ulët dhe mjafton për të kuptuar se përse të rinjtë braktisin vendin.
Papunësia
Një pjesë e mirë e të rinjve janë të papunë.
Rreth një e katërta e të rinjve janë pa punë. Në Gjermani vetëm 7 përqind e të rinjve të moshës nga 15 deri në 29 vjeç figurojnë të papunë, ndërkohë që mesatarja në bllokun e BE-së është 17.2 përqind
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com