Mediat ndërkombëtare:Zgjedhjet në
Shqipëri test per anëtarësimin në BE
 

Mediat ndërkombëtare:Zgjedhjet në<br />Shqipëri test per anëtarësimin në BE<br /> 
Procesi zgjedhor në Shqipëri pasqyrohet  edhe në disa prej mediave prestigjoze ndërkombëtare si Associated Press, Deutsche Welle, New York Times, ABC News dhe jo vetëm.

Të përditshmet cilësojnë se vota e shqiptarëve në këto zgjedhje është çelësi drejt rrugës në Bashkimin Evropian duke u konsideruar një test i rëndësishëm.

“ Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta është celësi kryesor që Shqipëria  të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Pasi mori statusin kandidat në 2014 vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme sic është ajo e drejtësisë” shkruan prestigjiozja New York Times e cila më tej sqaron se në garë janë 18 parti dhe rivalët kryesorë janë kreu i PS Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Me tej shkrimi raporton se data e zgjedhjeve u vendos pas marrëveshjes së arritur në Maj, ku opozita prej 3 muajsh nuk hynte në parlament.

Abcnews po ashtu  shkruan se zgjedhjet e kësaj të diele u arritën pas marrëveshjes mes dy partive kryesore duke vlerësuar se këto forca lanë mbrapa diferencat në mënyrë që vendi të vijojë rrugën drejt BE.

Euronews e hap shkrimin me titullin:Europa vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri.

Euronews raporton se në vend ekziston risku që presidenti i zgjedhur Ilir Meta  do të marr më shumë fuqi duke nënvizuar se partia e tij LSI  në të shkuarën ka qënë në koalicion me të dyja partitë kryesore në vend.

“Por pavarsisht rezultatit të dyja frontet politike janë shprehur se do të bashkëpunojnë për të ecur drejt anëtarësimit në BE” shkruan euronews.

Ndërsa Deutsche Welle e hap shkrimin në mënyrë shumë origjinale: Zgjedhje parlamentare në Shqipëri zhvillohen pa postera politikë.

Media gjermane përvecse përshkruan sesi vendi erdhi në këto zgjedhje  duke i dhënë hapsirë një detaji interesant fakti se në rrugët e Shqipërisë nuk ka postera të kandidatëve politikë dhe Tirana ka postera ku urohet festa e Bajramit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori