1697820749_don.jpg

Bastisjet izraelite kundër palestinezëve, të cilat filluan gjatë natës, vazhdojnë mëngjesin e sotëm duke arrestuar dhjetëra persona në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kështu raportojnë mediat palestineze, sipas të cilave arrestimet e fundit kanë ndodhur në qytetin e Hebronit, ku 59 qytetarë janë marrë nga forcat izraelite, mes të cilëve 40 punëtorë nga Rripi i Gazës, shton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Bastisja më e dhunshme izraelite u zhvillua në kampin e refugjatëve Jalazone pranë Ramallah, ku dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u arrestuan pas përleshjeve, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit