Mediat ruse i sulen presidentit 
serb: Vuçiç tradhtar e dyfytyrësh

Mediat ruse i sulen presidentit <br />serb: Vuçiç tradhtar e dyfytyrësh
Politika e Jashtme e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç në gjashtë muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediat ruse ku kanë dominuar dy qëndrime të kundërta.

Nga njëra anë politika e Vuçiqit ndaj Rusisë është pranuar me mirëkuptim dhe miratim ndërsa disa media shtetërore haptas kanë deklaruar se presidenti serb do ta çojë Serbinë drejt NATO-s dhe se ai është një tradhtar i Rusisë.

Politikani rusi i cili jeton në Beograd, Nikita Bondarjev beson se është ende herët që Vuçiq haptazi të quhet tradhtar pasi dihet simpatia e tij e madhe ndaj Rusisë.

Është e rëndësishme të theksohet se në inaugurimin e Vuçiqit president të Serbisë të pranishëm ishin përfaqësues rusë, zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Bordit ‘Rusia e Bashkuar’, Sergei Zeleznjak etj. Duhet shtuar se javë më parë për vizitë zyrtare në Beograd ishte edhe kryetari i shtetit Duma Vyacheslav Volvodin i cili uroi Vuçiqin për postin e marrë.

Sipas Bondarjev, prania e këtyre politikanëve të rëndësishëm dëmshon për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë.

Ndërsa Sputniku rus shkruan se Rusia duhet ruajtur marrëdhëniet me Serbinë pasi Aleksandar Vuçiç mund të bëhet politikani me ndikimin më të madh në Ballkan.

Analistët rus e shohin Vuçiçin si tradhtar pasi sipas tyre ka filluar të veproj në mënyrë tejet liberale duke marrë shembull të përfolurën për kryeministre Anne Brnabiq e cila është lesbike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren