Mediat ruse: Rusia e pakënaqur që Serbia e quan veten mike të rusëve, por mban marrëdhënie të mira me Perëndimin

Mediat ruse: Rusia e pakënaqur që Serbia e quan veten mike të rusëve, por mban marrëdhënie të mira me Perëndimin

Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç

Serbia ka forcuar bashkëpunimin me NATO-n pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd se krijimi i një baze ushtarake ruse në atë vend është në listën e “interesave” të Moskës, shkruan Moscow Times. Por më pas, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se “Serbisë nuk i duhen bazat ushtarake të askujt”.

Gazeta ruse “Kommersant” i vlerëson këto deklarata të Vuçiçit si “mjaft të përmbajtura dhe ato u perceptuan si synimi i tij për të mos e shtyrë çështjen e bazës ushtarake ruse nga njëra anë dhe për të mos prishur marrëdhëniet me Moskën nga ana tjetër”.

Moscow Times transmeton shkrimin e Komersant-it, i cili, duke iu referuar burimeve në Beograd, thekson se ushtria serbe po zgjeron bashkëpunimin me SHBA-në në bazën ushtarake “Jug” afër Bujanocit.

Sipas këtij zyrtari, Uashingtoni dhe Beogradi planifikojnë të zhvillojnë bazën “Jug” si “qendra kryesore stërvitore për ushtrinë serbe sipas standardeve të NATO-s dhe trajnimin e forcave speciale serbe për operacione paqeje”.

Gjithashtu, gazeta thekson se deklarata e Vuçiçit vjen disa ditë pasi ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, la të kuptohet për mundësinë e krijimit të një baze ushtarake ruse në atë vend.

Kharchenko e quajti atë “një çështje të interesit të Moskës”, duke vënë në dukje megjithatë se krijimi i bazave mbetet një “çështje sovrane” për autoritetet serbe.

Kjo deklaratë, shkruan Kommersant, ngriti një furtunë të madhe në Serbi dhe thekson se shumë media dhe ekspertë serbë fajësuan menjëherë Rusinë për “minimin e qëllimshëm të interesave të Serbisë duke përhapur informacione për bazën ushtarake ruse”.

Komersant, si dhe Moscow Times, kujtojnë se deklarata e ambasadorit rus pasoi vetëm shtatë ditë pas deklaratës së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili në dukje i paprovokuar iu referua politikës së Beogradit zyrtar.

“Serbia do të donte të ulet në tre karrige: BE, SHBA, Rusi, por nuk do të jetë më e mundur,” paralajmëroi ai “miqtë e tij të serbëve“.

Sipas ish-ambasadorit të Serbisë në Minsk, Sreçko Gjukiç, udhëheqja ruse është e pakënaqur që Serbia e quan veten mike të Rusisë, por në të njëjtën kohë mban marrëdhënie të mira me Perëndimin.

Sipas kësaj media ruse, Serbia është nën një vëmendje të madhe nga Perëndimi në lidhje me formimin e qeverisë së re të Serbisë dhe vendimin për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Në të njëjtën kohë Vuçiç nuk dëshiron t’i prishë marrëdhëniet me Moskën, pasi ajo “i ofron Serbisë gazin më të lirë në Evropë dhe e mbështet atë në Kosovë”.

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 18/08/2022 20:56

    Shum vone jane zgjuar Ruset nga gjumi ku ju besonin Serbve se jane miq te mire por nuk i kuptonin taktikat e Serbve se prej mengjesit deri ne dreke jane me Ruset kurse mbas dite jane me perendimin Serbet jane Dhelprat e Botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë