Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet

Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet

Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj Kosovës.

Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.

Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, raporton abcnews, transmeton IndeksOnline.

Ndër të tjera, Blic shkruan: Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Haradinaj. Nga ngë përllogaritje del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh.

Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin.

Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/10/2019 19:32

    Hashim Thaqi me partin e tij jo që ka kërkuar ndojherë dëmshpërblim për dëme dhe as të humburit e masakruar anë e kënd Serbis , por edhe ishte duke i dhën tërë veriun e Kosovës... tradhëtar i lindur me tërë familjen e tij të gjërë ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan

'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan