Mediat serbe shkruajtën se ishte arrestuar vëllai i kryeministri Edi Rama, Olsi Rama i cili ndodhej në stadiumin “Partizani” në Beograd për të ndjekur përballjen mes ekipit tonë dhe atij serb. Sipas gazetës serbe Blic, vëllai i kreut të qeverisë shqiptare ishte arrestuar në tribunën e VIP-ave.
Por ky lajm është përgënjeshtruar nga qeveria shqitpare. Burime nga kryeministria për A1 REPORT thanë se Olsi Rama është i lirë dhe se nuk është ndaluar. Sipas këtyre burimeve ai u kthye në Tiranë bashkë me gazetarët dhe shqiptarë e tjerë që ndoqën ndeshjen në stadiumin e Beogradit.
Ky fakt konfirmohet për A1 REPORT edhe nga burime nga Ministria e Brendshme, të cilat thanë se ministri Tahiri ka komunikuar me homologun serb. Nga ky komunikim i është konfirmuar se vëllai i kryeministrit Rama nuk është ndaluar nga autoritetet serbe.
Sipas gazetës serbe Blic e cila shkroi për arrestimin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama ishte personi që drejtonte dronin me flamurin e Shqiperise etnike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com