BEOGRAD-Mbështetja që Serbia i bëri kandidaturës së Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit në OKB është bërë shkas që në Beograd të ketë jo vetëm përplasje politike por edhe fizike në mes të Presidencës.
Të paktën kështu raportojnë mediat serbe të cilat shkruajnë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Mediat kanë publikuar një foto nga konflikti, ku shihet se presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë.
Jeremiç pati deklaruar më parë se Tirana zyrtare do e përdorte votën e saj në Këshillin e Sigurimit për të fituar mbështetjen e vendeve të treta ndaj Kosovës dhe partia e padenjë e Jeremiç duhet luftuar. Për të sqaruar debatin, Vuçiç thirri në zyrën e tij Jeremiç, por gjithçka nuk shkoi sipas parashikimit.
Për median, Jeremiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme.
“Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi.. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, është shprehur Jeremiç.

K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
65.7%
-
Opozitës
11.7%
-
Konsensual
22.6%
Vota total: 137
Lajme të tjera
-
Thirret për të dëshmuar në Hagë lideri i Partisë Radikale Serbe
24 Maj, 16:48
-
Lufta imponon përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
21 Maj, 20:18
-
GjiroClassica bën bashkë artistët e rinj nga Rajoni në Konkursin Internacional të Instrumentistëve të rinj ‘tempo’ në Gjirokastër
20 Maj, 19:59
-
Ide të zgjerimit të BE në situatën e re gjeopolitike
20 Maj, 18:40
-
Presidenti i Këshillit Evropian pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë
20 Maj, 10:45
-
Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Lufta në Ukrainë shkak i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre
19 Maj, 18:35
-
Kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, reagon policia
17 Maj, 19:32
-
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Europian është çështje e kryer!
13 Maj, 19:25
-
A është Kosova gati për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës?
13 Maj, 17:23
-
Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Meta thirrje institucioneve shqiptare: Të ndihmojmë
13 Maj, 11:50
-
Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës mes delegacioneve në Bruksel
13 Maj, 08:15
-
BE-ja nuk e komenton kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
12 Maj, 16:17