Mediat spanjolle: Ronaldo transferohet te Juventusi për 100 milionë euro

Mediat spanjolle: Ronaldo transferohet te Juventusi për 100 milionë euro

Ronaldo

‘Bomba’ e merkatos së verës vjen nga Spanja. Mediat në Madridit konfirmojnë se e ardhmja e Ronaldos do të jetë kampionati italian dhe Juventusi. Gazetat prestigjioze ‘Marca’, ‘AS’, por edhe në Itali e japin të sigurt kalimin e Ronaldos nga Reali i Madridit për te Juve. Gjithmonë sipas mediave, Reali ka pranuar ofertën 100 milionë euro nga Juventusi.

Sulmuesi portugez parashikohet që të firmosë një kontratë katër vjeçare me një përfitim 120 mln euro, pra 30 milionë në sezon. Lëvizja e yllit portugez drejt Italisë mund të vijë për disa arsye; problemet me Perez, paga, por mbi të gjitha cikli i tij te Reali është mbyllur, pasi ka fituar gjithçka dhe mbi të gjitha tre Champions League radhazi nga katër në total në ‘Bernabeu’.

Sulmi i Juves për të transferuar Ronaldon ka vetëm një qëllim, që është fitimi i Champions League. Në edicionet e fundit bardhezinjtë kanë qenë gjithmonë shumë pranë trofeut, por në fund janë eliminuar, herën e fundit pikërisht nga Reali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dita e Tokës në Laç, studiuesi sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme

Dita e Tokës në Laç, studiuesi sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme