Në media të ndryshme qarkulloi një lajm që një i ri shqiptar, i cili kishte dalë vullnetar për të luftuar forcat ruse ishte vrarë në Ukrainë. Shtetasi Emanuel Bazanji, 24-vjeçar, me origjinë nga Elbasani, u raportua se ishte vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, por pas këtij lajmi ai ka reaguar duke thënë se "është gjallë' dhe se lajmi është i pavërtetë.

24-vjeçare jeton prej vitesh në Ukrainë dhe është i martuar atje, ndërsa aktualisht si një pjesë e qytetarëve ukrainas ka marrë armët për të mbrojtur jetën e tyre kudër sulmit rus.

Përmes një komunikimi me Top Channel, shqiptari ka thënë “Mirë jam. Gjallë…. “, ndërsa shton se "U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter".

'Viktimë' e këtyre lajmeve fake ra sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, tha se "lexoi nga portalet që kishte vdekur një shqiptar", por pas mbylljes së konferencë u lajmërua nga stafi se ky lajm ishte i pavërtetë duke ia përcjellë edhe gazetarëve të pranishëm aty.

Sulmet ruse për të pushtuar Kievin konsiston në shkatërrimin e pikave mbrojtëse në hyrje të kryeqytetit, ndërsa objekti final dhe madhor për ushtrinë e Putin ka të bëjë me kapjen e udhëheqësve të Ukrainës , ku shënjestra është Zelensky.