Pas ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Turqinë, vëmendjen e mediave turke e ka marrë moderatorja sportive. Nonëse rezultat humbës për kombëtaren, Vilma Masha ka fituar fansat e saj në Turqi.
Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka publikuar disa nga artikujt e shkruar për të. “Fanatik.Com” dhe “Fotomac”, janë disa prej atyre që i ka kushtuar një artikull të veçantë Vilmës.
“Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”,-janë disa nga fjalët e shkruara për moderatoren krahas fotove të shkrepura nga fotografët. E veshur thjeshtë dhe me elegancën që e karakterizon, Masha ka arritur t’i bëjë të gjithë të flasin për të.