Mediat: Zaev kryeministër, shqiptarët
marrin parlamentin e ministri

Mediat: Zaev kryeministër, shqiptarët<br />marrin parlamentin e ministri
SHKUP-Qeveria e re e Maqedonisë do të miratohen brenda 15 ditëve, ka deklaruar kryetari i Lidhjes social-demokrate, Zoran Zaev, sipas të cilit BDI-ja tanimë ka aprovuar edhe dhënien e nënshkrimeve për sigurimin e mandatit nga Presidenti Gjorge Ivanov.

Sipas Zaevit, tani mbetet të organizohet një takim i liderëve të partive të koalicionit të ardhshëm për të diskutuar çështjen e posteve ministrore.

"Mbrëmë kryesia e BDI-së miratoi vendimin për sigurimin e nënshkrimeve për marrjen e mandatit pasi si partia e dytë për nga rezultati zgjedhor u kushtëzuam nga Presidenti Gjorge Ivanov, që fillimisht të sigurojmë nënshkrimet që më pas të marrim mandatin. Tashmë janë siguruar nënshkrimet për marrjen e mandatit. Besoj se kanë ngelur disa pjesë të vogla për t’u diskutuar pasi për çështjet më të rëndësishme siç janë programi i ardhshëm qeveritar, platforma e Socialdemokratëve, platforma e partive shqiptare dhe ligji për përdorimin e gjuhës janë harmonizuar. Mbetet që të ulemi me krerët e partive tjera të merremi vesh për resorët dhe kuadrot e Qeverisë dhe besoj që për 10-15 ditë, Maqedonia do të ketë Qeveri të re",– deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev,

Megjithatë nga BDI-ja publikisht vazhdojnë të këmbëngulin se kanë akoma çështje për të diskutuar, kurse pika që është mbyllur një ditë më parë, është ajo e përdorimit të gjuhës shqipe.

Sipas zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, në draft-ligjin e hartuar theksohet se pranë termit 20 për qind në kllapa qëndron edhe gjuha shqipe. Përveç organeve që tashmë dihen se ku do të përdoret shqipja si në Qeveri, Kuvend, organet gjyqësore, jurisprudencë, ajo do të përdoret edhe në uniformat policore në komunat kush shqiptarët janë shumicë, si dhe në komunat ku nuk jeton popullatë shqiptare por në rastet kur atyre u drejtohen palë të komunitetit shqiptar.

Kemi harmonizuar tekstin ndërmjet dy partive politike por ende nuk kemi arritur një marrëveshje politike bashkëpunim e cila do të jetë edhe parakusht për miratimin e këtij ligji. Prandaj nuk do të shprehim se në fakt është punë e kryer por është një nismë e mbarë. Është hera e parë pas 15 viteve që një parti shqiptare dhe një maqedonase kanë qëndrime të njëjta për ligjin e gjuhës shqipe – deklaroi Bujar Osmani, anëtar i kryesisë së BDI-së.

Osmani thotë se për të qenë të sigurt në miratimin e ligjit për gjuhën shqipe dhe zbatimin e shpejtë të tij në praktikë, në partinë e tij janë duke u shqyrtuar dy opsione.

"Është një variant që të miratohet ose të futet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë. Këtu ka një lehtësim për shkak se në atë mënyrë futet në ligjet janë me “yll” ose që janë në procesin e integrimit në BE dhe ato ligje kanë kufizime dhjetëditore për miratim. Është edhe një variant tjetër që na jep neve më shumë siguri që të miratohet para formimit të Qeverisë – tha Bujar Osmani, anëtar i kryesisë së BDI-së.

ALSAT mëson se në mbledhjen e kryesisë së BDI-së nuk ka pasur asnjë anëtarë kundër propozim ligjit për gjuhën dhe është votuar njëzëri nga anëtarët e kryesisë së gjerë. Janë shqyrtuar një më një, të gjitha nenet ndërsa janë dhënë sqarime për mënyrën se si do të funksionojnë Agjencia dhe Inspektorati i gjuhës.

Mbledhja e kryesisë së BDI-së do të rikthehet të premten, ku pritet që zyrtarisht, BDI-ja të shpallë gatishmërinë për të qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Postet që LSDM i ka ofruar BDI­-së dhe partive të tjera

Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, bëjnë të ditur burime jozyrtare partiake pranë dy partive që po negociojnë për formimin e Qeverisë, transmeton Zhurnal.

Kështu, siç mësohet, LSDM i ka ofuar këto poste:

Kryetar i Parlamentit

2 Zv.kryeministra (i eurointegrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit),

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Punëve të jashtme

Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Arsimit dhe shkencës,

Ministria e Punës dhe politikës sociale,

Ministria e Ekonomisë,

Drejtoria për Siguri publike (në kuadër të MPB­së)

Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP).

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring