Mediet maqedonase kanë publikuar një bisede mes Xhezair Shaqirit të njohur si Komandat Hoxha dhe Mirsad Ndrecajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e Komunanovës. Por, vetëm Shaqiri ka reaguar duke thënë se, nuk ka folur asnjëherë me Ndrecajn me telefon apo në Facebook.

Ai thekson se biseda është kryer mes një profili me emrin e tij, por që nuk kontrollohet prej tij. “Këto shkrime, ose janë të shpikura prej palës maqedonase, ose Mirsadi e Begu kanë shkruar në Facebook me personin i cili ka hap FM me emrin tim dhe me fotot e mija e qe 2 vite me se paku i kam lajmëruar gjithë miqtë e Facebook-ut se un nuk e kontrolloj atë përveç atij personi”, shprehet Shaqiri.
 
Biseda e publikuar nga portal “Burevesnik”:

NDRECAJ: Hoxh mos i rrej njerëzit, i ke dhënë fjalën për luftë.

SHAQIRI: Për kë po mendon?

NDRECAJ: Kur flasim për luftë, mos i rrej njerëzit

SHAQIRI: Mos e mërzit veten dhe mua me tradhtitë e disa shokëve që m’i bënë mua, dhe tani t’i lavdërojë, kurrë

NDRECAJ: Historia mbetet histori, çka bëjmë tani është tani, ndërsa për luftë nuk vijë fronti….

SHAQIRI: Nuk e kam gajlen për histori, o shoq, vetëm dua t’i kundërvihem Ali tradhtarit, dhe të gjithë atyre që e përkrahin.

NDRECAJ: Po, ti po përkrah Alinë, ti po thu se maqedontë janë forcu, tash janë më të fortë. Ne nuk i frikohemi maqedonëve dhe nuk ndalemi, kush do le të urrnoj.

SHAQIRI: Po çka po pret, pse nuk po shkon mi liru prej maqedonve, o shoq. Pse po humb kohë duke fol me mu.

NDRECAJ: Kemi mbet në vend, tu të prit ty me vite në Tanushë.

SHAQIRI: Mirsad nuk shoh se ke fjalor për diskutim.

NDRECAJ: Unë gjithmonë kam pasur dhe kam.

SHAQIRI: Frikësohu nga Allahu, dhe nuk të kam borxh asgjë. Mos më shqetëso mua, merru me ta, çka duash bëj

NDRECAJ: Unë i`a q… nënën ……

NDRECAJ: Dhe përse nuk po shkon, po frikësohesh. A po pret të vij B… më M.. të të vizitojnë dhe t’i sjellin 5 mijë apo 10 mijë euro ? Hoxho ti nuk e di se si është bërë lufta, për shkak se ti nuk ke marrë pjesë në luftë. Hoxho, për luftën të them ty, ti edhe në Tanushë nuk ke marrë pjesë në luftë. Në Malinë ke ikur me Drenicën, apo ke harruar? Kanë ardhur Tigrat, ndërsa ju keni pirë çaj atje. Në cilën vij të fronit ke marrë pjesë . Ti vetëm në telefon ke qenë tërë kohën.

SHAQIRI: Betohem në Allah, se të gjitha këto janë rrena, se kush ka qenë në Malinë dhe Tanushë e dij unë.

NDRECAJ: Mua më vjen keq, por të flas unë me ty për luftë, dallimi është si dita me natën.

SHAQIRI: Pyete S.H dhe tjerët se kur kam shkuar në Shkup për një javë, dhe sa punë janë bërë derisa jam kthyer. Por këto fjalë që i thua ti i thonë të BDI-së për mua.