Mediu, Bashës: Të gjithë
lëvizin pas Kaç Islamit

Mediu, Bashës: Të gjithë<br />lëvizin pas Kaç Islamit
TIRANE- Mbledhja e deputetëve të opozitës ditën e djeshme nuk ka kaluar lehtë siç u paraqit para mediave. Kreu i opozitës Lulzim Basha kishte thirrur në një takim të gjithë deputetët e PD por dhe deputetët e partive aleate për të diskutuar dhe marrë një qëndrim të përbashkët për seancën e sotme të Kuvendit. Një takim i paralajmëruar që dy ditë më parë dhe që vinte pikërisht një ditë pas largimit të deputetit republikan Luan Duzha në drejtim të mazhorancës dhe më kokretisht LSI, ku për pasojë e majta në Kuvend garantoi shumicën e cilësuar të votave për të votuar të gjitha ligjet, me përjashtim të ndryshimeve në Kushtetutë që kërkojnë 2/3 e votave të Kuvendit.

Pikërisht, për të parandaluar rrjedhjet e mëtejshme të deputetëve të opozitës në drejtim të mazhorancës së majtë, kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur të gjithë deputetët e opozitës në takim. Por pak përpara se të zhvillohej takimi, Basha mësohet se është takuar me kreun e PR Fatmir Mediu, për të kërkuar ndonjë detaj më tepër për këtë lëvizje të deputetit republikan në drejtim të LSI. Mësohet se dy drejtuesit kryesorë të së djathtës e kanë diskutuar këtë problem, duke kërkuar që të bëhen të gjitha pëpjekjet që të mos ketë rrjedhje të tjera deputetësh nga opozita drejt mazhorancës.

Madje mësohet se Mediu nuk ka qëndruar pa ironizuar faktin e marrjes së deputetëve të PS nga PD, duke thënë se “gjithçka kthehet në këtë botë. Pastaj deputetët e opozitës në këtë fillim opozite kur shohin Kastriot Islamin e të tjerë të majtë në grupin e PD, të cilët erdhën madje dhe në fund të mandatit, nuk e kanë të vështirë të tundohen për të lëvizur dhe ata”. Mësohet të jetë kërkuar një strategji më e fortë në lidhje me opozitarizmin, pavarësisht vështirësive që paraqet dalja në opozitë për deputetët.

Nga ana e tij Basha ka kërkuar konsolidim të opozitës, ndërsa publikisht i është drejtuar dy aleatëve bashkëqeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta. “Sot duam ti themi zotit Rama dhe zotit Meta diçka që shpresoj ta ngulisin mirë në mendje: Legjitimiteti nuk mbështetet as në vjedhje votash, as në blerje votash, as në trafik votash. Legjitimiteti është kurdoherë e drejta e popullit Sovran dhe nesër në Kuvend ne do ta mbrojmë këtë të drejtë ashtu siç i takon një opozite dinjitoze dhe demokratike”, tha Basha.


Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime